0
0
Sapo është zbuluar dhe një rrogë, kështu që e hoqëm një tjetër fiksim. Pas Gaz Pajës që zbuloi asokohe në “6 Ditë pa Ermalin” se paguhej 6 milionë në muaj si aktor i “Portokallisë”, një tjetër aktor ka zbuluar pagën edhe pse ky në fakt është një informacion tërësisht konfidencial.
Ka qenë një koment politike në Facebook që ka bërë Rezart Veleshnjën të replikojë me një komentues, i cili e vendos përpara përgjegjësisë se paska probleme me kredinë dhe Rezi i është përgjigjur se paguhet 3 milionë e gjysmë në muaj.
Nuk duhet por ja që jemi shumë kuriozë kur vjen fjala te pagat e të tjerëve.
Biseda është zhvilluar në profilin personal të Betim Spërdhimës.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BNeQPMZDcqM/?taken-by=rezart.veleshnja&hl=en