Home Lifestyle Gjithçka që duhet të dini për Ditën e Baballarëve!
Gjithçka që duhet të dini për Ditën e Baballarëve!
0

Gjithçka që duhet të dini për Ditën e Baballarëve!

0
0

Këtë vit Dita e Baballarëve festohet sot, si në Amerikë, Angli, ashtu edhe në shumë vende të botës. Origjina e festës ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara, të cilat e kanë celebruar për herë të parë në të dielën e tretë të Qershorit të vitit 1966.
Shumë njerëz besojnë se ishte Sonora Dood, vajza e një veterani lufte, ajo që tha përse të mos kenë edhe baballarët një ditë, siç kanë nënat. Ajo, motrat dhe vëllezërit e saj u rritën nga i ati, si një prind i vetëm, pasi të ëmën e kishin humbur gjatë një lindjeje.
Disa të tjerë thonë se ishte Grave Golden Clayton, nga Fairmont që krijoi konceptin e Ditës së Babait, që në vitin 1908.

Si festohet nëpër botë?
Në Mbretërinë e Bashkuar baballarët mund të presin dhurata, një mëngjes në shtrat, një kartolinë të bërë me dorë, apo edhe thjesht të injorohen gjatë asaj dite.

Në Gjermani kjo ditë quhet Vatertag (dita e babait), ose njihet edhe si Mannertag (dita e burrit).

Në Kinë festohet në 8 Gusht dhe ka një arsye interesante. Duke qenë se thërritet “Daddy”, ose për shembull në shqip “baba”, pra dy rrokje të njëjta, festohet në 8 i teti.

Burimi i lajmit: http://www.telegraph.co.uk/men/fatherhood/fathers-day-what-is-it-and-why-we-celebrate-it/

Burimi i fotos: © Negative Space https://www.pexels.com/photo/light-sunset-people-water-34014/