Home Lifestyle Kur duhet të thoni për herë të parë ‘Të dua’?
Kur duhet të thoni për herë të parë ‘Të dua’?
0

Kur duhet të thoni për herë të parë ‘Të dua’?

0
0

Disa nga dilemat e jetës janë momentet kur duhet të nisim bashkëjetesën, apo edhe të martohemi. Por çështja e parë fare përpara se të shkojmë deri te këto hapa është shprehja fillestare e dashurisë, atëherë kur themi “Të Dua”. Gjatë gjithë jetës duam mamin, qenin, shokët, por kur biem në dashuri me një vajzë apo një djalë dhe duhet t`i themi për herë të parë “të dua”, mund të jetë disi nervoz si moment.
Po sikur njeriu që kemi përballë të mos jetë duke ndjerë të njëjtën gjë? Sikur të frikësohet? Po sikur, akoma më keq, të përgjigjet me vetëm një “faleminderit”?

Ndaj duhet të dimë se kur është koha e duhur për t`i thënë këto tre fjalë.
Që nga takimi i parë dhe deri në një vit, historitë janë “të egra”. Sigurisht që ka edhe raste kur një vajzë për shembull i kishte thënë të dashurit se e dashuronte rreth një apo dy javë pas takimit të parë dhe sot janë ende bashkë pas 11 vjetësh.
Disa njerëz thonë se nuk ka një kohë magjike sepse çdo çift është unik, kështu që shijoni momentin kur ndodh. Dhe kjo është në fakt këshilla që psikologët japin.

Sipas Dr Aaron Ben-Zeév, nuk ka një formulë preçize kur duhet të themi “të dua”. Sipas tij duhet ta themi atëherë kur e ndjejmë, e pa bërë llogaritje të kohës.

Kështu që pa stres, thjesht mund ta thoni atëherë kur e ndjeni.

Burimi i lajmit: http://www.independent.co.uk/life-style/love-sex/relationships-saying-i-love-you-first-time-dating-romance-couples-partners-a7789291.html

Burimi i fotos: © Pixabay https://www.pexels.com/photo/adult-blur-bouquet-boy-236287/