Home Lifestyle Si ta kuptoni se së shpejti do t’ju pushojnë nga puna
Si ta kuptoni se së shpejti do t’ju pushojnë nga puna
0

Si ta kuptoni se së shpejti do t’ju pushojnë nga puna

0
0

Të pushohesh nga puna është një goditje. Lynn Taylor, një eksperte e vendit të punës dhe autore e librit “Tame Your Terrible Office Tyrant: How to Manage Childish Boss Behavior and Thrive in Your Job”, thotë se profesionistët e kujdesshëm duhet ta mbajnë njërin sy gjithmonë vigjilent për të kuptuar shenjat klasike se vendi i punës mund të jetë në rrezik. Vetëm kështu mund të merrni masat e duhura për ta shpëtuar përpara se të jetë shumë vonë.

Më poshtë janë 20 shenjat:

  • Keni pasur një performancë të keqe në raportet e fundit
    Janë të mirë raportet edhe në rastet kur shkruajnë keq për ju, pasi ju japin mundësinë e përmirësimit. Atje mund të shikoni se ku çalon puna për të rregulluar gabimet ose dobësitë.
  • Kur të lënë jashtë disa gjërave
    Si për shembull në rastet kur nuk të thërrasin në mbledhjet e rëndësishme apo nuk bën pjesë në emaile të caktuara, mund të ndodhë që ka lidhje me një largim të mundshëm nga puna, siç mund të ketë edhe ndonjë arsye tjetër që s`ka lidhje me këtë.
  • Kur puna juaj është shndërruar në një mision të pamundur
    Rolet, detyrat dhe përgjegjësitë mund të ngatërrohen, ose thjesht ju nuk jeni më në gjendje të kryeni detyrat tuaja deri në fund. “Në këtë rast mund t`ju duket sikur po ngjisni Everestin”, thotë ekspertja Taylor.
  • Shefi juaj ju ka paralajmëruar juve, më shumë se një herë
    Paralajmërimet formale nuk janë asnjëherë një shenjë e mirë. Mund ta keni marrë në mënyrë verbale, ose të shkruar, në mënyrë direkte dhe indirekte. Kështu që pas paralajmërimit prisni lajme të këqija.
  • Marrëdhënia me shefin tuaj është përkeqësuar
    Ju përpiqeni që të jeni miq, ose të paktën miqësorë, por tensioni përreth ndihet kur ju jeni në të njëjtën dhomë.
  • Ju kërkohet të jepni detaje përmes raporteve për kohën ose shpenzimet
    Në këtë rast shefi mendon se keni abuzuar me kohën e punës, ose keni bërë shpenzime të fryra, pa qenë e nevojshme. Edhe nëse jeni 100% të pafajshëm, s`ka rëndësi.
  • Po ju pakësohen proceset me të cilat angazhoheshit
    Kjo është një shenjë e keqe. Ndoshta keni më tepër kohë që po ju ikën kot pasi keni më pak detyra për të bërë. Kjo do t`ua bënte jetën në punë shumë të vështirë.
  • Puna në grup nuk ju përshtatet shumë
    Është e rëndësishme që të përshtateni me kulturën e kompanisë. Kjo nënkupton që të bashkëveproni edhe me të tjerët. Nëse të kërkohet për shembul të udhëtosh për qëllime pune ose konference dhe thua “Jo”, në fakt nuk ishte një pyetje, por detyrë. Kështu që një “Jo”, do t`i jepte fund karrierës suaj.
  • Ju kanë humbur resurset
    Kur ka mungesë stafi, buxheti, aksesi, hapësire, apo pajisjesh edhe performanca do të jetë më e dobët. Kjo mund të ndodhë sepse punëdhënësi po përpiqet të të pushojë.
  • Kur shefi është gjithmonë pas jush duke ju vëzhguar
    Po pyeteni shpesh mbi progres raportet? Kuptoni se shefi është duke ju monitoruar gjatë gjithë kohës? Ndoshta duhet të filloni të kërkoni një punë tjetër.
  • Jeni i kontrolluar imtësisht ose po injoroheni
    Duket sikur po punoni në ekstreme. Si në rastin kur po kontrolloheni në çdo hap, ashtu edhe në rastin kur po injoroheni, ka vend për t`u shqetësuar.
  • Kur ke më pak përgjegjësi
    Ndiheni më pak të rëndësishëm? A i janë kaluar përgjegjësitë tuaja personave të tjerë? Atëherë duhet të shqetësoheni seriozisht.
  • Gjallërimi juaj po zhduket
    Kolegët po dërgohen në një konferencë kurse juve nuk jeni i ftuar?
  • Nuk po lavdëroheni më për punën që po bëni
    Edhe nëse jeni duke bërë një performancë të mrekullueshme, shefit nuk po i intereson.
  • Po ju ulet rroga ose po ju shkurtohet orari i punëve
    Këto janë një shenjë serioze se gjërat nuk po shkojnë mirë.
  • Dëgjoni më shumë thashetheme dhe po shikoni sjellje të çuditshme nga bashkëpunëtorët tuaj
    Nëse kolegët po flasin pas shpinës suaj apo po vini re sjellje të çuditshme, ka diçka.
  • Kur bëni një gabim të madh që i shkakton dëm në para kompanisë
    Ka disa gabime që janë fatale dhe shkaktojnë dëme materiale ose në para.
  • Aksesi juaj në shumë të dhëna të kompanisë është i limituar.
    Kur një kompani është duke e pushuar dikë nga puna, ose po mendon që ta pushojë i limiton aksesin.
  • Nuk po pyeteni më për çështje kyç të kompanisë
  • Instikti po ju thotë që diçka po shkon keq
    Asnjëherë nuk ju gënjen instikti, ndaj duhet t`ia vini veshin.

Burimi i lajmit: http://www.independent.co.uk/life-style/23-signs-youre-about-to-be-fired-a7789771.html

Burimi i fotos: © Ruslan Burlaka https://www.pexels.com/photo/black-and-gray-photo-of-person-in-front-of-computer-monitor-140945/