Home Lifestyle Ndihmoni të afërmit me problemet e kompjuterit? Ja ç’mund t’ju ndodhë
Ndihmoni të afërmit me problemet e kompjuterit? Ja ç’mund t’ju ndodhë
0

Ndihmoni të afërmit me problemet e kompjuterit? Ja ç’mund t’ju ndodhë

0
0

Për të ndihmuar kushërinjtë, miqtë, të afërmit me problemet e PC-së nuk është e nevojshme të kesh vetëm njohuri të forta në IT dhe software-t e duhur, shumë durim. Por ka edhe më tepër. Këta adminë mund të përballen edhe në probleme ligjore nëse ndihmojnë të tjerët me problemet e PC-s. Një problem mund të lindë në momentin kur aksidentalisht instalon një virus Trojan dhe humbasin të dhëna të vlefshme, pa të cilat prishet shumë punë.

Shpeshherë njerëzit bien dakort për disa para të vogla në dorë, por për mosndërlikime të situatës, ndihmuesi është i këshilluar të sqarojë mirë paraprakisht që nuk do të mbajë përgjegjësi në rastet e incidenteve si më sipër. Në këtë mënyrë do të dalë i larë pas ndonjë situate të tillë. Sepse duhet pranuar që gjëra të tilla mund të ndodhin aksidentalisht.

Ndihmuesit e të afërmve mund të përdorin programet e testuara si AnyDesk, TeamViewer dhe VNC. Këto janë të përshtatshme për të ndihmuar motrat, vëllezërit, prindërit dhe gjithë fisin. Janë free për përdorim personal dhe të lehtë për t`u përdorur.

Burimi i lajmit: https://www.heise.de/newsticker/meldung/Admin-wider-Willen-Freizeit-Support-bei-PC-Problemen-kann-teuer-werden-3745849.html

Burimi i fotos: © Negative Space https://www.pexels.com/photo/computer-desk-laptop-stethoscope-48604/