Home Lifestyle 6 mënyrat për të fjetur freskët në netët e nxehta
6 mënyrat për të fjetur freskët në netët e nxehta
0

6 mënyrat për të fjetur freskët në netët e nxehta

0
0

Temperaturat janë duke u rritur çdo ditë e më shumë dhe duket se ditë më të nxehta na presin. Me punë dhe aktivitetin rutinë, dita duket se ikën shpejt, por pastaj vjen nata dhe askush nuk dëshiron të ketë një gjumë të parehatshëm.
Megjithatë ka disa truke që mund t`jua bëjnë gjumin më të lehtë:

  • Flini në çarçafë pambuku
  • Hiqni nga karikimi pajisjet
    Mund t`ju duket e pabesueshme që karikimi i Laptop-it, apo edhe telefonit gjatë natës, lëshon një nxehtësi të padëshiruar. Kështu që sigurohuni t`i hiqni nga priza pak përpara se të shtriheni për të fjetur, kështu që dhoma juaj do jetë e freskët.
  • Bëni një dush
    Një dush i ftohtë do t`ju ulte temperaturën e trupit dhe do ndihmonte për të qenë më të relaksuar.
  • Vendosni një freskuese
    Investoni në një pajisje freskimi për të krijuar një erë artificiale, kështu edhe ajri do qarkullojë në dhomë.
  • Freskoni çarçafët tuaj
    Kjo mund të tingëllojë si diçka drastike por të vendosurit e çarçafëve dhe jastëkëve në çanta të ftohta, gjysmë ore përpara se të flini mund të jetë zgjidhja e duhur.
  • Hapni dritaren një orë përpara se të shkoni në shtrat
    Qarkullimi më i mirë i ajrit mund të bëhet vetëm përmes dritares.

Burimi i lajmit: http://uk.businessinsider.com/how-to-sleep-in-hot-weather-and-stay-cool-at-night-2017-6

Burimi i fotos: © Pixabay https://www.pexels.com/photo/alone-bed-bedroom-blur-271897/