Home Lifestyle A kanë aktivitet fizik të rinjtë e sotëm?
A kanë aktivitet fizik të rinjtë e sotëm?
0

A kanë aktivitet fizik të rinjtë e sotëm?

0
0

Zakonisht besohet se fjala rini është një sinonim i të qenurit aktiv. Një studim nga “Johns Hopkins Bloomberg School of Public Health” sugjeron se 19-vjeçarët nuk janë më aktivë sesa njerëzit 60-vjeçar. Rezultatet e këtij studimi janë publikuar në gazetën “Preventive Medicine”. Pavarësisht se është studim i zhvilluar jashtë Shqipërisë, rezultatet e tij mund të jenë një pikë referimi për të kuptuar se ç`bëjnë të rinjtë në shumë vende. Në një epokë të mbërthyer nga teknologjia, nuk duhet të ketë shumë diferenca mes rezultateve në vende të ndryshme të botës.

Janë përshirë në studim 12529 pjesëmarrës. U ndanë sipas grupmoshave: nga 6-11, nga 12-19, nga 20-29, nga 31-39 dhe në fund nga 60 në 84 vjeç. 49% e tyre ishin meshkuj, kurse pjesa tjetër femra.

Studimi tregoi se përgjatë fëmijërisë dhe adoleshencës, aktiviteti fizik ulet ndjeshëm, derisa në moshën 19-vjeçare nivelet janë afërsisht si të një 60-vjeçari. Pas moshës 20-vjeçare aktiviteti fizik fillon të rritet deri në moshën 39 vjeç, ku pastaj nis sërish të bjerë.
Përpos moshës, ndikim kishte edhe gjinia. Meshkujt kanë zakonisht aktivitet më të lartë fizik gjatë adoleshencës dhe më pas bie aktiviteti.

Burimi i lajmit: http://uk.businessinsider.com/19-year-olds-are-just-as-sedentary-as-60-year-olds-2017-6

Burimi i fotos: © Pixabay https://www.pexels.com/photo/laptop-technology-ipad-tablet-35550/