Home Travel Çfarë mund të përfitoni free në aeroporte?
Çfarë mund të përfitoni free në aeroporte?
0

Çfarë mund të përfitoni free në aeroporte?

0
0

Udhëtimet janë sa të bukura, aq edhe stresuese e të lodhshme. Ta mendosh që të duhet të jesh gjatë gjithë kohës në lëvizje dhe në pritje, duke llogaritur pastaj edhe vonesat e avionëve ndonjëherë, kemi nevoja të ndryshme. Zakonisht çmimet e produkteve janë më të larta në aeroporte, ama ka disa gjëra që ne mund t`i përfitojmë falas.

  • Shishet me ujë mund t`i merrni falas në aeroportin e San Franciscos.
  • Disa aeroporte ofrojnë guida të shkurtra përreth për njerëzit që do qëndrojnë më tepër kohë në pritje. Përse jo, mund t`i hedhin një sy qytetit.
  • Telefonata falas në Skype mund të realizojnë udhëtarët në aeroporte të ndryshme të botës. Në fund të fundit, familjarët dhe miqtë duhet ta dinë sesi jemi.
  • Shërbime fetare. Ka edhe aeroporte në të cilat ndodhen dhoma të posaçme për besimtarët e feve të ndryshme. Ata mund të kenë nevojat e tyre në orare të caktuara.
  • Etiketat për valixhet mund t`i merrni falas. Atje mund të shënoni gjithë të dhënat që dëshironi.
  • Pak ndihmë kur ju duhet. Shumë aeroporte kanë programe dhe njerëz të trajnuar që janë vërdallë vetëm për t`iu dhënë përgjigje pyetjeve që udhëtarët mund të kenë edhe kur ata nuk dinë anglisht.
  • Nëse nuk keni më karikim, stafi i aeroportit mund t`ju ndihmojë me karikues.
  • Edhe Yoga mund të bëni në aeroporte. Në San Francisco ka një dhomë edhe për ushtrime.
    E çfarë doni tjetër?

Burimi i lajmit: https://www.smartertravel.com/2017/06/02/10-free-things-you-can-get-at-airports-video/

Burimi i fotos: © Unsplash https://www.pexels.com/photo/stainless-steel-security-system-beside-black-pillar-121521/