Pavarësisht se sa yje ka hoteli, apo sa ke paguar për dhomën ka disa gjëra që nuk këshillohet t`i bëni në hotel. Sido që të jetë hapësirat e tij frekuentohen nga qindra njerëz çdo vit. Për sigurinë tuaj më poshtë janë disa nga gjërat që sugjerohen të mos bëhen gjatë qëndrimit në të.
Mos përdorni telekomandën
Studime pas studimeve kanë konfirmuar se në to gjenden shumë mikrobe dhe baktere. Në të kundërt duhet të keni me vete antibakterial, ose shkarkoni në telefonat tuaj aplikacion me të cilin të mund të komandoni televizorin.
Mos i lini gjërat me vlerë përreth
Ka shumë histori me vjedhje nëpër hotele, ndaj duhet t`i siguroni mirë sendet me vlerë. Më mirë të paguani diçka më shumë për t`i mbajtur diku në hotel të sigurta, sesa t`i zëvendësoni. Do t`ju kushtonte më shumë. Nëse në hotel nuk ju ndihmojnë për këtë pjesë, atëherë fshijini diku ku nuk mund t`i shkojë mendja hajdutit. Një varëse do të fshihej shumë mirë në një kuti ilaçi. Megjithëse hajdutët e hoteleve i njohin mirë këto marifete, më mirë do të ishte t`i linit në shtëpi gjërat me shumë vlerë.
Mos harroni të vendosni te dera tabelën “Mos më shqetëso”.
Njerëzit kanë tendencën që të trokasin apo ulin dorezat e dhomave nëpër hotele dhe dhoma juaj nuk është dhe aq private derisa vendosni këtë shenjë.
Mos e zbuloni numrin e dhomës
Mos e thuaj me zë të lartë numrin e dhomës as në check-in, as në restorant dhe as me të huajt e çuditshëm që sapo ke takuar. Nuk do të ishte ide e mirë. Nëse dëshiron të takosh njerëz të rinj, bëje në publik, në vende të hapura dhe jo në hotel.
Mos e hap derën
Ji i sigurtë se kush është pas derës përpara se ta hapësh, edhe nëse je duke pritur dikë, siç mund të jetë shërbimi në dhomë.
Mos shkoni te minibari i hotelit
Dihet se çmimet e pijeve atje do të jenë shumë më të larta se në vendet e tjera.
Mos harroni të kontrolloni për tartabiqe
Janë të vogla, por gjenden gjithandej nëpër hotele edhe në ata që janë të shtrenjtë. Më e bukura e kësaj është që ato dëshirojnë të vijnë në shtëpi me ju. Nëse futen në rrobat, a çantat tuaja do t`i keni për një kohë të gjatë në shtëpitë tuaja.
Mos pini ujë nga tubacionet dhe depozitat
Dihen rreziqet që vijnë nga përdorimi i një uji të pakontrolluar, apo që ka qëndruar në një rezervuar, ndaj bëni kujdes me ujin. Shumë infeksione përhapen përmes tij.
Burimi i lajmit: https://www.smartertravel.com/2013/03/19/8-things-you-should-never-do-in-a-hotel/
Burimi i fotos: © Pixabay https://www.pexels.com/photo/bedroom-door-entrance-guest-room-271639/