Home Travel Mitet rreth udhëtimit që s’duhet t’i besoni më
Mitet rreth udhëtimit që s’duhet t’i besoni më
0

Mitet rreth udhëtimit që s’duhet t’i besoni më

0
0

Disa gjëra rreth udhëtimeve jeni duke i ditur gabim dhe duhet të filloni të mos i besoni më. Ato janë thjesht mite që rezultojnë të mos jenë të vërteta.

Të hapni telefonin për të bërë telefonata nga karta
Nuk ka më nevojë për të përdorur telefonin për të kryer telefonata me numrin tuaj. Përmes Wi-Fi mund të përdorni Viber, Whatsapp kështu edhe do të kurseni për të mos bërë oferta.

Makinat me qera janë shumë të lira atje ku do shkoni
Nisur nga fakti se sa kushton karburanti do t`ju shkonte shumë më shumë një makinë me qera sesa përdorimi i transportit publik.

Qëndro jashtë qytetit
Mund të jetë mirë për faktin se jashtë qytetit gjërat kushtojnë më pak dhe është më qetë, por do të harxhoni shumë kohë nga periferia për të shkuar në qendrën e qytetit. E nëse humbisni shumë kohë më këtë, atëherë çfarë vlere kanë pushimet?

Këmbeni paratë përpara udhëtimit
Përse të mos përdorni kartën e kreditit nëse banka i kryen transaksionet në monedha të huaja?

Rezervo herët
Rezervimi herët do t`ju kursente para më shumë në hotel sesa në fluturim. Linjat ajrore zakonisht nxjerrin çmimet premium dhe gjashtë ose shtatë javë përpara fluturimit i ulin çmimet. Kjo është edhe koha e duhur për të rezervuar.

Rezervo në minutat e fundit
E mira është që para se të zgjidhni për një hotel të diskutoni një marrëveshje me ta. Sidomos nëse do qëndroni gjatë atje.

Çmimet e tureve nuk janë të mira
Me ture të organizuara do të ishte më mirë sepse organizatorët njohin ofertat sezonale dhe vendet. Plus parave do të kursenit edhe kohën.

Pastrimi i historikut të kërkimit nuk përbën asgjë
Pastrimi i historisë së kërkimit është një zakon i mirë. Studiuesit e Northeastern University kanë zbuluar se disa vende të njohura të prenotimit të hoteleve paraqesin rezultate që kushtojnë pak më pak, te ata që e kanë fshirë historinë e kërkimit. Mesatarisht 12-15 dollarë më pak.

Mos hani jashtë, bëni pazar në dyqanet e vogla
Nëse ndodheni diku ku kultura e ushqimit është shumë më e ndryshme nga e juaja, si mund t`i zgjidhni ingredientët për të gatuar? Edhe nëse zgjidhni të provoni të gatuani gjëra të reja, drejtojuni marketit për t`i blerë ato, jo dyqaneve të vogla.

Shmangi siguracionin
Edhe ky është një mit. Dikush që jua ka dhënë këtë këshillë me siguri nuk është një udhëtar i shpeshtë. Siguracioni do t`ju kursente qindra dollarë gjatë udhëtimit. Asnjëherë s`i dihet rrugës.

Burimi i lajmit: https://www.smartertravel.com/2017/01/24/lies-about-budget-travel/
Burimi i fotos: © rawpixel.com https://www.pexels.com/photo/adult-book-business-cactus-297755/