Dëshironi që të humbisni disa kilogramë, por nuk dëshironi as të hiqni dorë përfundimisht nga alkooli, ka zgjidhje edhe për këtë. Kur shkon te dietologu dhe tregon që dëshiron të biesh në peshë, e para gjë që të sugjeron është heqja dorë totalisht nga alkooli dhe nuk e ka gabim. Vetëm se është e vështirë që ta largosh përfundimisht me pasditet dhe netët e gjata, sidomos tani në verë, kur njerëzit shkojnë me pushime, frekuentojnë pube dhe adhurojnë të pijnë koktejle. Kështu që nëse nuk jeni gati për të sakrifikuar kaq shumë, atëherë ka një tjetër rrugë.
Dietologu dhe mjeku nutricionist, Filip Koidis ka treguar sesi të humbisni peshë pa hequr dorë totalisht nga alkooli.
6 hapa për t`u ndjekur:
1. Mos hani ndërkohë që pini
Ai sugjeron që të hani 2 orë ose 2 orë e gjysmë përpara se të dilni natën dhe shmangni ushqimin ndërkohë që pini.
2. Mos i ndërliko gjërat
Sugjerohet të mos e përzieni alkoolin me pije të gazuara ose sheqer. Në vend të këtyre mund t`i shtoni copa frutash të freskëta.
3. Festoni shumë, por punoni akoma më shumë
Koidis tregon që duhet të ketë një balancë mes qëllimeve mbi shëndetin dhe jetës sociale. Festoni, por mos e lini mënjanë palestrën apo vrapin ditën tjetër.
4. Bëni disa ndërhyrje të thjeshta
Nëse keni për të dalë me miq katër herë brenda një jave, bëni disa “manipulime”, për të qenë më të shëndetshëm. Mos pini në çdo dalje. Jini fleksibël.
5. Pyesni veten – A jeni një njeri që pini në mënyrë të moderuar?
Është e rëndësishme të kuptoni sjelljen tuaj në të pirë, zakonet tuaja, për të përmbushur qëllimet.
6. Mos u shkëpusni menjëherë nga alkooli
Shkëputja duhet të jetë natyrale, të vijë natyrshëm, për shkak të aktivitetit të ngjeshur të ditës me stërvitje, punë, palestër dhe veprimtari të tjera. Kjo do të ishte më e shëndetshme.
Burimi i lajmit: http://uk.businessinsider.com/how-to-lose-weight-without-giving-up-alcohol-2017-6
Burimi i fotos: © Pixabay https://www.pexels.com/photo/blue-tape-measuring-on-clear-glass-square-weighing-scale-53404/