Në udhëtim duhet të jemi komod në veshje, por edhe nga shëndeti, ç`është më e rëndësishmja. Duhet të kujdesemi për ushqimin përpara se të nisemi për fluturim. Disa prej tyre do të na krijojnë probleme, sidomos me stomakun. Ndaj kujdes!
Patate të skuqura
Ngrënia e tyre shtrëngon qarkullimin e gjakut dhe mund t`ju bëjë të ndiheni keq edhe më shumë duke qenë në lartësi.
Alkool
Do t`ju dehidratojë dhe do bëjë të ndiheni gjatë udhëtimit edhe më të lodhur.
Brokoli
Përqëndrimi i ajrit rritet me 30% kur fluturon dhe mund të shkaktojë gazra në stomak, kështu që pak edhe nga brokoli do ndiheni të fryrë.
Soda
Ka të njëjtin efekt edhe si brokoli.
Sheqeri
Edhe në këtë rast do të ndiheni të fryrë. Ndaj është mirë që në udhëtim të jenë komod.
Bishtajoret
Fasulet dhe llojet e tjera përmbajnë sheqer të patretshëm. Sërish do të ndiheni të fryrë.
Hudhra
Në të gjenden komponentë sulfurik që absorbohen në qarkullimin e gjakut, që nënkupton rrjedhjen nga poret.
Ujin e avionit
Merrni ujin tuaj me vete. Testi i EPA, (Agjensia e mbrojtjes së mjedisit në Shtetet e Bashkuara), disa vjet më parë arriti në përfundimin që 1 në 7 aeroplanë kishte ujë që nuk plotësonte standardet federale.
Burimi i lajmit: https://www.smartertravel.com/2017/03/20/8-foods-you-should-never-eat-before-flying-video/
Burimi i fotos: © Unsplash https://www.pexels.com/photo/woman-sitting-beside-the-airplane-window-38973/