Pushimet mund të bëhen edhe në Përmet. Nuk janë të paktë ata që e kanë zbuluar tashmë mrekullinë që ndodhet në këtë qytet. 14 km larg qytetit gjenden 6 burimet në të dy anët e lumit Lengaricë. Ujërat kanë bazë sulfurore dhe për rrjedhojë efekte të larta kurative. 4 prej këtyre burimeve përdoren për sëmundjet kronike të reumatizmës, njëri për sëmundjet e stomakut dhe tjetri për lëkurën. Temperatura e këtyre ujërave varion nga 26-32 ºC.
Kështu që Përmeti do të ishte një mundësi e mirë për të gjithë ata që dëshirojnë pushime, por edhe të kontribuojnë në përmirësimin e shëndetit, sidomos nëse e kanë të nevojshme.
Burimi i fotos: © Thanas Todhe (Guri Qytetit) https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Permet_Albania_-_panoramio_(1).jpg#/media/File:Permet_Albania_-_panoramio_(1).jpg