Home Lifestyle Këto 12 gjëra mos i merrni me vete në udhëtim
Këto 12 gjëra mos i merrni me vete në udhëtim
0

Këto 12 gjëra mos i merrni me vete në udhëtim

0
0

Disa gjëra thjesht nuk është e nevojshme të jenë në valixhen tuaj të pushimeve. Nga librat, tualetet e deri te pajisjet për të rregulluar flokët. Do t`ju zënë vendin më kot në valixhe dhe as nuk do t`i përdorni siç mendoni.

Librat dhe gazetat
Nuk po ju themi të mos shijoni një lexim të këndshëm gjatë pushimeve, por s`do të ishte keq sikur librat e rëndë t`i zëvendësoni me ndonjë pajisje elektronike si tablet.

Një veshje të ndryshme për çdo ditë
Ne të gjithë pëlqejmë të kemi mundësi të ndryshme, por jo një veshje për çdo ditë. Mund të zgjidhni edhe t`i lani me dorë disa rroba që ju duhen, kur të keni nevojë për to.

Mos e teproni me xhinset
Janë të mira për udhëtim por rëndojnë shumë e zënë vend. Kështu që merrni me vete vetëm ato më të preferuarat.

Tualetet
Në vend që të ngrini gjithë tualetet e mundshme, kërkoni njëherë informacion se çfarë ka në hotel. Atje mund të ketë disa gjëra e disa të tjera mund të mungojnë. Ka nga ato hotele që kanë edhe deodorant, pastë dhëmbësh, apo produkte të higjenës së gruas. Sekreti qëndron vetëm në faktin se duhet të pyesni.

Çanta e makeup-it
Merrni vetëm produktet e makeup-it që përdorni në përditshmëri.

Mjetet e stilimit të flokëve dhe produktet e ndryshme
Tharësja, piastra, masha, do t`ju zinin vërtetë shumë vend. Nëse hoteli nuk i ofron këto objekte, atëherë ju duhet të investoni për t`i blerë në madhësi më të vogla, enkas për udhëtim.

Jo më shumë se dy pajisje
Nëse nuk jeni duke udhëtuar për arsye pune, do t`ju mjaftonte edhe një smartphone. Gjithsesi nëse zgjidhni të merrni pajisje të tilla, siç mund të jetë iPad, tablet, laptop, kufizojeni veten në të paktën dy të tilla.

Aksesorë të shtrenjtë
Dëshiron të dukesh fashion dhe për këtë duhen me vete ora, varëse e bizhuteri të ndryshme. Megjithatë i udhëtuari me gjëra të shtrenjta do t`ju bëjë të riskuar nga grabitësit. E nëse ndodh kështu, do t`i humbisnit ato.

Ushqimi
Është në rregull të marrësh për me vete në avion diçka të lehtë, por kjo s`do të thotë të mbushësh valixhen me ushqime. Nëse dëshiron të kursesh para mund të blesh disa gjëra kur të mbërrish atje, si kafe apo qumësht.

Çarçafë ose peshqira
Vetëm nëse po shkoni në kamp, në të kundërt mos merrni me vete çarçafë dhe peshqira. Hotelet, hostelet dhe shtëpitë e pushimeve me qera mund t`jua japin.

Këpucë të parehatshme
Nuk ka më keq sesa të të vrasin këpucët në një udhëtim, kështu që bëni kujdes me to. Merrni me vete vetëm ato dy, tre palët më të rehatshme që keni.

Merrni gjërat që ju duhen duke ndjekur një logjikë
Nuk do t`ju duheshin çizmet nëse po udhëtoni në një vend të thatë. Kështu që mendoni me kujdes.

Burimi i lajmit: https://www.smartertravel.com/2016/03/11/things-you-should-never-pack/
Burimi i fotos: © congerseding https://pixabay.com/en/luggage-old-suitcase-nostalgia-2420324/