Home Lifestyle Këto 11 sekrete do t’ju kursejnë kohë në mëngjes
Këto 11 sekrete do t’ju kursejnë kohë në mëngjes
0

Këto 11 sekrete do t’ju kursejnë kohë në mëngjes

0
0

Në një botë perfekte ju do të zgjoheshit në kohën e duhur çdo mëngjes, por në realitet nuk ndodh kështu. Është e thjeshtë për ta thënë, por jo për ta bërë. Sa herë e gjejmë veten duke thënë se nesër do të zgjohemi më herët, por përfundojmë duke u zgjuar ndoshta më vonë se zakonisht. Skuadra e Insider Picks ka ndarë disa sekrete për t`u bërë gati shpejt dhe në mënyrë efiçente.

Ju duhet një furçë dhëmbësh elektrike
Është argëtuese t`i lash dhëmbët me të dhe ndoshta kjo do të jetë një shtysë e mirë për t`ju detyruar të ngriheni nga shtrati.

Një kapak telefoni që ju lejon të mbani kartat
Për të mos u kthyer nga rruga për në punë sepse keni haruar abonenë, në kapakun e telefonit do ta keni gjithmonë aty. Aty mund të mbani edhe kartat e kreditit.

Një gjurmues i shëndetit dhe gjumit
Do ta varni në qafë si një varëse dhe përveçse do dukeni bukur do t`ju zgjojë çdo mëngjes. Forma e gjethes së bizhuterisë ka një mekanizëm të tillë që do dridhet lehtë kur të të zgjojë. Përmes saj do ta dini se si dhe sa keni fjetur çdo natë. Kjo është për të gjithë ata që urrejnë të zgjohen çdo mëngjes nga alarmi i lartë.

Një tharëse flokësh e fuqishme
Ju duhet një me motor të fuqishëm për t`ju mbaruar punë shpejt. Një tharëse e fuqishme do t`ju kursente një pjesë të mirë të kohës në mëngjes.

Një asistente personale virtuale
Një pajisje e vogël me zë e lidhur me llogarinë në Google do t`ju tregonte axhendën e ditës nëse e pyesni se ç`keni për të bërë. Kështu që nuk do t`ju duhet të hyni e të lexoni gjithë shënimet e mundshme.

Një ekspres kafeje
Ta bësh kapuçinon në shtëpi do t`ju merrte shumë më pak kohë se sa të prisni në një kafene në rradhë.

Një xhel flokësh
Kur flokët nuk ju binden, atëherë xheli ju përshpejton punën duke jua kursyer kohën.

Një filxhan me çaj të ngrohtë
Një filxhan çaji nuk ju ndihmon ta përshpejtoni rutinën e mëngjesit, por ju ndihmon ta nisni ditën qetë dhe pozitive.

Kuti për të mbajtur drekën
Gjëja e fundit që dëshironi të mendoni në mëngjes është dreka. Ta gatuash vetë ushqimin është një mënyrë sesi të kursesh para. Ta gatuash një ditë më parë dhe ta ruash në kutitë e posaçme me të cilat mund edhe ta transportoni, është perfekte.

Krem për t`u kujdesur për lëkurën
Një krem i duhur do ta mbante lëkurën të freskët dhe të mbrojtur. Për më tepër do t`ju ndihmonte të dukeshit edhe më zgjuar.

Një orë e mençur me alarm
Është vërtetë frustruese kur e shtyn dhe e shtyn atë alamin për çdo pesë minuta derisa të shkon shumë vonë. Për ta bërë zgjimin një proces më natyral, ora ka një dritë në fundin e saj që ndizet ngadalë derisa të fillojë alarmi. Drita do t`ju zgjojë shumë më shpejt sesa alarmi.

Burimi i lajmit: http://www.businessinsider.com/how-to-get-ready-faster-in-the-morning-2017-5/#an-electric-toothbrush-1

Burimi i fotos: https://pixabay.com/en/break-breakfast-corporate-cup-18987/