Home Travel 4 mënyra për të kursyer para në udhëtime
4 mënyra për të kursyer para në udhëtime
0

4 mënyra për të kursyer para në udhëtime

0
0

Ndërkohë që çdokush ëndërron pushimet ka diçka që i step, paratë. Të gjithë duan të mos shpenzojnë shumë edhe pse pushimet bëhen një ose dy herë në vit. Mundësitë financiare nuk janë aq të shumta sa për luks, për një pjesë të madhe të njerëzve. Ndaj nevojiten disa truke për të mos mbetur pa pushime, por edhe për të mos shpenzuar shumë.

Provo marifete për të gjetur gjëra të lira
Në pushime një pjesë e mirë e parave shkon për transportin dhe akomodimin. Nëse doni të kurseni disa para, atëherë duhet të gjeni mënyra për të ulur koston e transportit dhe hotelit.
Mund të shfrytëzoni pikë të mbledhura nga kompanitë ajrore, ose hotelet, për të përfituar falas ose ulje në udhëtim, apo akomodim.

Përdor njohuritë lokale
Kur dëshiron të kursesh para në shtëpi, shkon te supermarketi më i lirë, kështu do të veproni edhe për udhëtimin. Mund të përdorësh internetin për të gjetur lokale me çmime të leverdisshme, pa mbërritur ende. Mund të gjesh mundësinë edhe të gatuash atje me ingredientët e atij vendi dhe kështu kursen, por edhe mëson diçka rreth kulturës së atjeshme.

Shiko për mundësi të lira ekonomike
Ka disa mënyra për të kursyer para në pjesën e transportit, por kjo varet nga planet që ke. Të prenotosh biletat e trenit më përpara do të ishte një mënyrë shumë e mirë për të kursyer.
Ka një tendencë për çmime shumë të larta të biletave të trenit në Europë e sidomos në Britani, për Klasin e Parë, ku janë edhe më të shtrenjtat në kontinent. Nuk ka ndonjë diferencë të madhe mes Klasit të Parë e të Dytë edhe pse çmimi lëviz me 50%. Kështu që nëse nuk e ke me nxitim merr autobusin. Nëse shkoni në grup e me makinë, atëherë kostoja do të jetë më e ulët.

Zgjidhni destinacione Low-Cost (me kosto të ulët)
Planifikimi i kujdesshëm është shumë i rëndësishëm. Nevojitet investigim i hollësishëm për të parë ofertat e ndryshme të agjensive turistike ose linjave ajrore. Kapni bileta të lira.

Burimi i lajmit: http://www.huffingtonpost.com/entry/how-to-save-money-while-traveling-without-feeling_us_5819f7b2e4b014443087aef5?utm_source=zergnet.com&utm_medium=referral&utm_campaign=zergnet_1287414&ncid=txtlnkusaolc00000897

Burimi i fotos: © rawpixel.com https://www.pexels.com/photo/adult-book-business-cactus-297755/