Home ShowBiz Rudina Magjistari tregon historinë e fëmijërisë – Përse e quan vajzën ‘Mia Luleqingji’
Rudina Magjistari tregon historinë e fëmijërisë – Përse e quan vajzën ‘Mia Luleqingji’
0

Rudina Magjistari tregon historinë e fëmijërisë – Përse e quan vajzën ‘Mia Luleqingji’

0
0

Të gjithë ata që e ndjekin në rrjete sociale duhet ta kenë vënë re mënyrën interesante sesi Rudina e thërret të bijën. Vajza quhet Mia, por mami i saj i shton pas edhe togfjalëshin “Luleqingji”, që në fakt e paska një kuptim dhe interesant madje.
Sekretin e zbuloi pasditen e djeshme në programin e saj, kur gazetarja Arta Marku, i dhuroi një kornizë të qëndisur ku shkruhej “Mia Luleqingji”.

Kur Rudina ishte tre vjeçe, kushërira e saj 5 vite më e madhe po i mësonte në një lëndinë se cilat ishin luledelet, duke ia prezantuar ato më të mëdhatë në mënyrë që të dukeshin mirë edhe petalet. Rudina e vogël ishtë përkulur dhe kishte marrë një të vogël duke iu drejtuar kushërirës: “Nëse të mëdhatë janë luledele, këto të voglat janë luleqingji”. Që nga ajo ditë gjithë familja e njohu këtë histori. Sot Mia e saj është e vogël dhe me shumë mundësi në sytë e Rudinës do jetë gjithmonë e vogël, gjithmonë luleqingji.

Rrëfimi i saj:

Link: https://youtu.be/jZTgwOQwkNU?t=5m54s

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BWyEGa8FYmg/?taken-by=rudinamagjistari