Home Travel 7 veprimet që i bëni gabim gjatë një udhëtimi
7 veprimet që i bëni gabim gjatë një udhëtimi
0

7 veprimet që i bëni gabim gjatë një udhëtimi

0
0

Ka disa gjëra që udhëtarët i neglizhojnë ndërkohë që janë në udhëtim. Ndoshta në një mënyrë të pavetëdijshme bëjnë gjëra që sabotojnë shëndetin e tyre.

Zbathur
S`ka asgjë më të keqe sesa të kesh harruar të veshësh çorape dhe të duhet të kalosh te siguria. Mendo sa të tjerë zbathur kanë kaluar aty përpara jush dhe sa kohë ka pa u larë dyshemeja. Duhet të shkosh të lash menjëherë këmbët. Mbajini një palë çorape me vete. Mendoni se ç`ka pasur poshtë këpucëve të njerëzve që kanë kaluar aty.

Nuk i sterilizojmë duart kur përdorim koshat e sigurisë
Sipas një studimi të “Today” janë testuar dy kosha që përdoreshin për të vendosur këpucët, çantat apo çdo gjë tjetër. Në to kishte prezente një numër të lartë bakteresh të rrezikshme, madje edhe mbetje fekale që mund t`i sëmurin njerëzit. Mendoni për këto statistika herën tjetër kur të vendosni në vesh telefonin për të folur, pasi e keni marrë nga koshi.

Pirja e ujit nga rubineti
Merrni bidon me vete dhe përdorni burimet publike të ujit që kushtojnë më lirë, por mund të jeni duke vënë shëndetin tuaj në rrezik. Janë bërë studime edhe në këto rubinete dhe janë gjetur shifra të larta të baktereve. Gazeta kanadeze “Toronto Star” testoi 20 burime publike uji përgjatë Torontos dhe gjeti baktere në to. Sipas ekspertit të ujit të “Virginia Tech”, Marc Edwards njerëzit më vulnerabël (të prekshëm) nga kjo problematikë janë gratë shtatzëna, fëmijët dhe njerëzit e sëmurë. Problemet nga ndotja e ujit mund të sjellin shqetësime gastrointestinale dhe pneumoni.

Përdormi i telefonit ndërkohë që hani
Është sjellje jo e mirë të përdorni telefonin në tavolinë, por të gjithëve na ka ndodhur ta përdorim teksa darkojmë vetëm, kur jemi në vend të huaj, sepse na duket si një shoqërues i mirë. Ose e përdorim ndërkohë që hamë, për të parë diçka shpejt e shpejt. Telefonat mbajnë të gjitha llojet e baktereve. Nëse vendosni ta përdorni telefonin ndërkohë që hani, sigurohuni që e keni sterilizuar më parë.

Nuk veshim shapka
Nëse po përdor dushin në një palestër hoteli, sigurisht që nuk vishni shapka, por sërish jeni duke rrezikuar shumë.

Përdorni telekomandën e dhomës së hotelit
Mendoni vetëm sa njerëz e kanë përdorur përpara jush dhe se sa rrallë është sterilizuar. Një studim i “University of Houston” gjeti se pulti bën pjesë në listën e objekteve më të pista të një dhome hoteli.

Nuk vishni këpucë kur shkoni në tualetin e avionit
Kjo është me të vërtetë e tmerrshme. Tualeti i një avioni është i pistë dhe i shpifur. Nuk kanë përse papastërtitë t`ju ngjiten në çorape, apo akoma me keq në këmbët zbathur.

Burimi i lajmit: https://www.smartertravel.com/2016/05/26/gross-things-youre-doing-while-traveling/

Burimi i fotos: © Skitterphoto https://www.pexels.com/photo/flying-people-sitting-public-transportation-2105/