0
0
Nuk ka ditë të mos e kujtojë të ëmën që i mungon shumë. Morena e ka humbur atë vetëm fizikisht, pasi e ka çdo ditë me vete, jo vetëm në zemër e në mendje, por edhe në trup. Ajo ka bërë një tatuazh për të dhe nuk ka shkruar thjesht emrin, por ka bërë fytyrën e saj.
Edhe në një udhëtim në makinë, nuk mund të mos e kujtojë. Këtë herë ka treguar tatuazhin e madh që ndodhet në gjithë gjerësinë e krahut.