Home Travel Përse sediljet afër dritares janë më të mira
Përse sediljet afër dritares janë më të mira
0

Përse sediljet afër dritares janë më të mira

0
0

Të ulesh afër dritares kur udhëton me avion, apo jo? Ka disa arsye përse afër dritares mund të jetë më mirë sesa larg saj. Zakonisht ka një diskutim të ngjashëm mes njerëzve edhe kur udhëtojnë me autobus. Shumë duan vendin pranë dritares, e disa të tjerë jo. Më poshtë janë disa arsye përse të ulesh në sediljen pranë dritares është më mirë.

Retë
Numri një, sigurisht që është pamja. Mund të adhuroni jashtë dritares nëse jeni i dashuruar me natyrën dhe nëse s`keni frikë.

Gjumë më i mirë
Mund të mbështeteni duke vënë jastëkun tuaj të preferuar, që e keni marrë me vete nga shtëpia dhe të flini. Ulur nga ana e dritares nuk do të bezdiseni as nga pasagjeri ngjitur, nëse ai dëshiron të lëvizë.

Më shumë hapësirë nën sedilje
Shumë njerëz kanë vënë re që sediljet pranë dritares kanë më shumë hapësirë poshtë për të vendosur ndonjë qese.

Komandoni dritaren
Zgjidhni ju ta hapni ose ta mbyllni kapakun e dritares. Nëse zgjidhni të lexoni libër, drita natyrale do t`ju ndihmonte.

Më pak përzierje
Disa njerëz kanë raporuar se të ulurit pranë dritares të bën të kesh më pak përzierje. Ndoshta të parit në horizont mund t`ju ndihmojë ta mbani nën kontroll.

Siguria
Në raste të caktuara mund të ndodhë që për shkak të ndonjë manovre t`ju bjerë në kokë ndonjë çantë nga bagazhet e sipërme. Pranë dritares nuk do ta keni këtë rrezik.

Burimi i lajmit: https://www.smartertravel.com/2017/07/28/window-seats/
Burimi i fotos: © Tim Gouw https://www.pexels.com/photo/adult-aircraft-airplane-business-443430/