Home Lifestyle 11 Gjërat që kemi harruar se i bënim përpara 10 vjetësh
11 Gjërat që kemi harruar se i bënim përpara 10 vjetësh
0

11 Gjërat që kemi harruar se i bënim përpara 10 vjetësh

0
0

Ishte një kohë kur i bënim shumë shpesh këto gjëra. Sot disa prej tyre edhe mund t`i kemi harruar, pas jetës intensive që bëjmë. Për pak nostalgji po jua rikujtojmë.

  • Të qenurit të frikësuar se do të kalonim limitin e ofertës së mesazheve në telefon.
  • Të dëgjuarin muzikë me zë të lartë nga magnetofoni, në kohën kur nuk donim të përdornim kufjet.
  • Merrnim gjithmonë me vete iPod-in për të dëgjuar muzikë, sidomos në udhëtime.
  • Bënim foto me aparat fotografik dixhital.
  • Blinim ringtone për telefonin.
  • Dërgonim video virale përmes email-it.
  • Bënim një luftë ngacmimesh në Facebook, përmes opsionit “Poke”.
  • Shpenzonim orë të tëra duke modifikuar fotot dhe këtë në fakt e bëjmë ende sot, vetëm se na merr më pak kohë.
  • Blinim gjithë DVD-t e serialit të preferuar, kurse sot i kemi në YouTube të gjitha.
  • Kishim Hotmail vetëm për të folur në Messenger.
  • Ishim pak xhelozë kur shoku ynë kishte iPhone dhe bindnim veten se ishim të lumtur edhe me Blackberry-n tonë.

Burimi i lajmit: https://www.buzzfeed.com/briangalindo/23-things-you-did-in-2007-that-youve-probably-completely?utm_term=.rfVYbBEda#.fgG5GapxV

Burimi i fotos: © Pixabay https://www.pexels.com/photo/analogue-antique-audio-business-290657/