Për shumë udhëtarë është i rëndësishëm portofoli dhe të mos abuzuarit me të. Nëse nisemi për rrugë, kemi një buxhet të caktuar të cilin është mirë të mos e tejkalojmë. Merrni me vete 10 objektet e mëposhtme për të kursyer para gjatë një fluturimi.
- Shishe e vogël bosh.
Mund t`ju duhet për shkak se të gjithë ata që udhëtojnë e dinë mirë se mililitrat e lëndëve të lëngshme janë të limituara. Kështu që në atë shishen e vogël mund të hidhni pak nga kremi pa të cilin nuk rrini dot. - Krem dielli
Mund të jeni duke shkuar diku ku rrezet e diellit janë përvëluese, ndaj mirë është ta keni kremin me vete. Mund të kushtojë shumë më shumë po ta blini në destinacionin për ku jeni nisur. - Peshore valixheje
Dihet se pesha e tepërt në valixhe ju kushton para. Kështu që duhet të jeni të sigurtë se sa kg po merrni me vete. - Ushqime për vakte të lehta
Në këtë rast ju duhen patatina, molto, e çdo produkt i këtij lloji për t`ju shoqëruar deri sa të mbërrini. Ndoshta në avion nuk do të ketë ushqim ose ndoshta nuk do t`ju pëlqejë. - Ngjitës
Të kësh një ngjitës me vete nuk është kurrë keq madje tregon se jeni praktik. Mund të keni me vete në valixhe ndonjë thikë për shembull, që nëse e çan valixhen atëherë të keni me çfarë të ngjisni. Përndryshe si mund ta zgjidhni këtë situatë? - Qese të presuara
Do t`ju kursente shumë vend në valixhe ose në çantën e dorës dhe kështu do të merrnit me vete sa më shumë gjëra që mund t`ju nevojiten. Është e rëndësishme kur udhëtoni, të maksimizoni hapësirat. - E-Reader
- Jeni lexues i devotshëm? Atëherë lexuesi elektronik duhet me vete, sidomos në udhëtime.
- Shishe uji bosh
Udhëtarët e njohin këtë truk. Ata e marrin gjithmonë një shishe bosh me vete për ta mbushur me ujë pas kontrolleve në aeroport.
- Detergjenti larës enkas për udhëtime
Mund të keni marrë pak rroba me vete, ose nuk keni kohë që të shkoni te shërbimi i larjes së tyre, ndaj detergjenti do ju duhet. Po sikur bluza t`ju bëhet me verë dhe ju keni një takim të rëndësishëm? Nuk do të dëshironit të blinit rroba të reja vetëm për këtë gjë.
- Çanta të sigurta për rrobat dhe aksesorët
Pasaporta, paratë, por edhe rrobat janë të rëndësishme sidomos në një udhëtim. Ndaj siguria duhet të jetë maksimale dhe për këtë duhen çantat e duhura.
Burimi i lajmit: https://www.smartertravel.com/2012/12/26/10-things-to-pack-that-will-save-you-money-2/
Burimi i fotos: © Negative Space https://www.pexels.com/photo/person-wearing-black-backpack-riding-down-the-escalator-34126/