Home ShowBiz Djemtë e sigurisë mund ta nxjerrin jashtë dasme mbesën e Marinës
Djemtë e sigurisë mund ta nxjerrin jashtë dasme mbesën e Marinës
0

Djemtë e sigurisë mund ta nxjerrin jashtë dasme mbesën e Marinës

0
0

Dasma po afron dhe sot kemi hyrë në muajin e tyre. Geti dhe Marina do ta kurorëzojnë dashurinë disavjeçare dhe të ftuarit kanë nisur nga shakatë. Është gjithmonë dikush nga rrethi i ngushtë që të ngacmon. Për Marinën është Jori, vajza e motrës së madhe.
Ajo i ka dërguar një foto të një fustani ekstravagant duke i thënë se mund ta veshë në dasmën e saj. Marina më pas ia ka thyer se nëse e bënte atë do ta mbyste në det. Ceremonia do të realizohet në Gjirin e Lalzit ku ka det mjaftueshëm.
Më pas Jori e ka vazhduar batutën duke imagjinuar truprojat që e nxjerrin jashtë me forcë, atë, mbesën e nuses.
Si mbesa e madhe e shtëpisë, Jori kushedi ç`ka përgatitur për të veshur.

jori paloka