0
0
Tani i bën ai urimet e shtëpisë. Roani, djali i Majkit po bëhet çdo ditë e më i famshëm e çdo ditë e më i bukur. Mami i tij e veshi si një zotëri, me këmishë dhe pantallona serioze dhe shkroi: “Me fat Kurban Bajrami nga Roani”.
Si për çudi vogëlushi pozon me dëshirë përpara aparatit në çdo kohë. Edhe këtë herë ka pozuar dhe e ka vënë pak buzën në gaz. Tani urimet nuk i bëjnë më të rriturit. Në emër të bebave është më bukur!