Home ShowBiz Çfarë i shkroi gruaja Blendit në natën që i bërtiste Lames
Çfarë i shkroi gruaja Blendit në natën që i bërtiste Lames
0

Çfarë i shkroi gruaja Blendit në natën që i bërtiste Lames

0
0

Në 20 vite “Opinion” dhe me të ftuar shpesh “të pabindur” që ndonjëherë duan vetëm të flasin e të mos dëgjojnë ka gjithmonë momente kur Blendit i duhet të bëjë “Policin e keq”. Shkopin që mban në duar e ka për prezantimet në ekranin e madh dhe jo për polic. Në një prej netëve maratonë të emisionit, kur i ftuar ishte Artan Lame, në atë kohë kandidat për deputet, Blendi bëri atë bërtitjen e famshme duke i kërkuar të ftuarit të pushonte dhe të dëgjonte.
Në 20-vjetorin e “Opinionit” ka dhënë një intervistë për “Revista Who” ku ka treguar se e shoqja i kishte bërë një mesazh në atë moment. Duke e njohur temperantin e bashkëshortit më mirë se kushdo ajo pak a shumë i thoshte: “Je jashtë kontrollit, qetësohu. Nëse nuk e mban dot veten fut reklamë që të relaksohet situata.” Gjithsesi Blendi e kishte parë shumë vonë. Atëherë kur emisioni kishte mbaruar.

Burimi i lajmit: http://www.revistawho.com/intervista/ne-kopertine-blendi-fevziu-mesazhi-qe-me-dergoi-ines-gjate-programit-pushooo-me-lamen-dhe-marredhenia-me-vajzat/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/_uHOn4LgjV/?taken-by=blendifevziu