Home Lifestyle Mos i dëgjoni gjithmonë këshillat e njerëzve të suksesshëm
Mos i dëgjoni gjithmonë këshillat e njerëzve të suksesshëm
0

Mos i dëgjoni gjithmonë këshillat e njerëzve të suksesshëm

0
0

Të gjithë kemi nevojë për këshilla, sidomos kur vjen fjala te karriera. Megjithatë udhëheqësit e karrierës, pra mentorët, janë njerëz në fund të fundit. Nuk duhet të keni frikë për të mos rënë dakord me këshillat e tyre.
Ka dy raste kur duhet t`i thoni “jo”:

Kur këshilla e tyre do të thotë të ndryshoni në mënyrë rrënjësore
Një mentor i mirë duhet të shikojë së pari se kush je dhe më pas të shikojë se çfarë të përshtatet ty si person. Po jo të gjithë funksionojnë sipas kësaj logjike. Disa nisen nga ajo që ka rezultuar e suksesshme për ta.

Kur e vetmja arsye përse dëshiron ta ndjekësh këshillën është për t`i bërë përshtypje atij ose dikujt tjetër
Jo vetëm në këtë rast, por në çdo situatë tjetër nuk duhet t`i bëjmë gjërat vetëm sepse dikujt ashtu i pëlqen. Rekomandimet që të jepen duhet t`i shikosh me kujdes në mënyrë që t`ju çojnë drejt arritjes së qëllimeve dhe jo t`i bëni vetëm sepse dikush jua këshillon.
Mentorët shikojnë gjithmonë interesin tuaj, por mos harroni që njeriu i vetëm që vendosni në fund jeni ju. Kështu që besojini vetes.

Burimi i lajmit: http://www.businessinsider.com/there-are-two-times-you-shouldnt-take-a-successful-persons-advice-2017-9
Burimi i fotos: © Pixabay https://www.pexels.com/photo/adult-architect-blueprint-business-416405/