Home Lifestyle 5 shenjat e një marrëdhënieje dashurie, të shëndetshme mes adoleshentësh
5 shenjat e një marrëdhënieje dashurie, të shëndetshme mes adoleshentësh
0

5 shenjat e një marrëdhënieje dashurie, të shëndetshme mes adoleshentësh

0
0

Adoleshentëve është vështirë t`ua heqësh telefonin nga dora dhe bombardohen përgjatë gjithë ditës me mesazhe. Në këto kohë ajo që mund të bëhet është të vëzhgohet se a është kjo marrëdhënie e shëndetshme? Sipas statistikave afërsisht 60% e adoleshentëve njohin dikë që është i dhunuar fizikisht, seksualisht, ose verbalisht në daljet e takimeve të dashurisë. Lajmi i mirë është se të rriturit mund të inkurajojnë sjellje të shëndetshme të këtyre takimeve.

Më poshtë janë 5 shenja të një marrëdhënieje të shëndetshme mes adoleshentësh:

I japin hapësira njëri-tjetrit për të kaluar kohë me shokët dhe familjen.
Të mos heqësh dorë nga dëshirat dhe aktivitetet e zakonshme për shkak të një lidhjeje, është e rëndësishme.

Të mos biesh dakord është Ok.
Nëse një partner nuk ndihet komod për të kundërshtuar partnerin, atëherë kjo është një shenjë alarmi.

Kufijtë fizik respektohen.
Është e rëndësishme që të mos ketë presion për teprimin me alkool apo drogëra të ndryshme për të arritur te marrëdhënia seksuale.

E kanë veten nën kontroll.
Është e rëndësishme të veshin e të zgjedhin ç`të duan pa frikën e partnerit.

Mesazhet e shkëmbyera janë të shëndetshme.
Nuk ka presion për dërgim fotosh të ndryshme me përmbajtje të turpshme, apo tejkalime të kufijve.

Burimi i lajmit: https://www.futureswithoutviolence.org/5-signs-of-a-healthy-teen-relationship/?gclid=Cj0KCQjw3MPNBRDjARIsAOYU6x9w0m-DXwGd3H4X9vgtMY8J4DnYM9OqEj3KycOauHTy3iINWF_OTMMaAoOoEALw_wcB

Burimi i fotos: © Kaboompics // Karolina https://www.pexels.com/photo/close-up-portrait-of-a-young-woman-typing-a-text-message-on-mobile-phone-6400/