Facebook ‘arrin’ në miliona gjermanë të cilët nuk ekzistojnë
Shifrat zyrtare të mbulimit për reklamat në Facebook janë çuditërisht të larta. Në tregjet më të rëndësishme ka më shumë përdorues të pretenduar sesa banorë.
Sipas kompanisë, reklamimi në Facebook arrin 12 milionë të rinj gjermanë të moshës 20-29 vjeç. Problemi qëndron se Gjermania ka vetëm 9.2 milionë banorë të kësaj grupmoshe. Ky ekzagjerim prej 30% është gjetur nga media “Austrian Adnews”, duke krahasuar të dhënat nga “Audience Tool” në Facebook me të dhënat zyrtare të regjistrimeve të popullatës në Gjermani.
Po ky aktivitet “fantastik” i reklamimit nuk kufizohet vetëm në Gjermani. “Adnews” ka analizuar të dhënat e Facebook për të rinjtë, pra grupmoshën e re, për 12 vende dhe gjeti këto rezultate: Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara janë në avantazh me 142% “të arritur”, të ndjekur nga Britania e Madhe dhe Irlanda e Veriut me 139%, Franca me 136%, Australia me 133%, Italia me 132%, Gjermania me 130% dhe Brazili me 126%. Edhe vendet e vogla s`janë të mbrojtura. Në Islandë, Facebook “arrin” 140%.
Japonia, Rusia dhe Afrika e Jugut mund të jenë më pak se 100% duke qenë se Facebook nuk është i përdorur dhe aq shumë. Edhe në rastin e moshave më të mëdha, që janë më pas të kërkuar nga reklamat vlerat bien. Në disa vende nga mosha 40 vjeç, në Itali nga 35 vjeç, në Gjermani nga 30 dhe në Islandë vetëm në moshën 45 vjeç.
Facebook: Kjo nuk ishte menduar
Sipas medias profesionale, reklamuesit profesionistë nuk ishin në dijeni të faktit se këto të dhëna ishin të pabesueshme në këtë nivel. Facebook thekson se këto janë vlerësime që nuk synojnë të krahasohen me statistikat e popullsisë. Përkundrazi, ato tregojnë numrin e konsumatorëve se sa përdorues Facebook-u mund të marrë teorikisht reklamimi.
Këto vlerësime përfshijnë faktorë të ndryshëm si sjellja e përdoruesve, të dhënat statistike dhe lokacionet e pajisjeve nga ku përdoret Facebook. Kështu që këtu do të pëfshihen edhe udhëtarë të huaj, që nuk janë rezidentë e që nuk janë të regjistruar ligjërisht në të dhënat e popullsisë së atij vendi.
Por turistët dhe udhëtarët e biznesit mund të justifikojnë një pjesë të vogël të tepricës së konsiderueshme. Burime të tjera të gabimeve në shifra mund të vijnë edhe si pasojë e gabimeve në vendosjen e të dhënave nga ana e përdoruesve, duke dhënë indikacione jo korrekte si dhe duke hapur llogari edhe për ata që nuk ekzistojnë.
Burimi i lajmit: https://www.heise.de/amp/meldung/Facebook-erreicht-Millionen-Deutsche-die-es-nicht-gibt-3827356.html
Burimi i fotos: © Pixabay https://www.pexels.com/photo/facebook-internet-login-screen-267482/