0
0
Dyshja fantastike rikthehet sonte. Nuk mund t`iu lëmë më shumë në pritje. Që në momentin që fansat morrën lajmin e projektit të ri, padurimi u shtua. Kësaj vere i munguan ata edhe pse ende nuk është zbehur shkëlqimi i hiteve të vjetra.
“Ta ceki buzën”, kështu titullohet kënga që do t`i shtohet repertorit të tyre fantastik. Sabiani dhe Marseli kanë krijuar një dyshe kompakte dhe dihet se ç`vjen prej tyre.
Një klip i realizuar në bregdet, shumë vajza të bukura, dy superzëra, një titull intrigues, çfarë të kërkosh më shumë?