Home Aktualitet Rama premton fundin e torturës në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës
Rama premton fundin e torturës në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës
0

Rama premton fundin e torturës në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës

0
0

Kryeministri i vendit Edi Rama e ka konsideruar të papranueshme situatën në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës. Radha e gjatë duhet të marrë fund, sipas Kryeministrit. Ai ka premtuar datën 1 Janar si ditën kur shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës nuk do duhet të torturohen më në kufi.
“Duam që më 1 janar kufiri i Shqipërisë me Kosovën të mos jetë më torturë për bashkëatdhetarët tanë, por të jetë një kufi siç është mes Italisë dhe Francës. Unë kam folur sot me zv.Kryeministrin e Parë dhe ministrin e Jashtëm të Kosovës dhe besoj se do ta realizojmë. Deti ynë është deti i tyre dhe më 27 nëntor do të jemi në Korçë në mbledhjen e përbashkët të qeverive, ndërsa më 28 Nëntor nis në Vlorë Viti i Skënderbeut”, tha Rama.
Ky është padyshim një lajm i gëzueshëm sidomos për ata që udhëtojnë shpesh mes dy shteteve të të njëjtit komb.

Burimi i lajmit: http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=363673

Burimi i fotos: https://www.facebook.com/edirama.al/photos/a.10155105169601523.1073743420.138734771522/10155105172041523/?type=3&theater