Home Aktualitet Në RAI Amsterdam po zhvillohet konferenca dhe ekspozita IBC2017
Në RAI Amsterdam po zhvillohet konferenca dhe ekspozita IBC2017
0

Në RAI Amsterdam po zhvillohet konferenca dhe ekspozita IBC2017

0
0

Është duke u mbajtur Konferenca dhe Ekspozita IBC2017 “The World`s Leading Media, Entertainment & Technology Show”, në RAI Amsterdam. IBC është akronimi i “International Broadcasting Convention”. Është një vend takimi global për të diskutuar mbi sfidat e ndryshme me të cilat ballafaqohet industria e media elektronike dhe argëtuese. Aktiviteti është i konceptuar në dy drejtime si Konferencë dhe Ekspozitë.

Konferenca ka nisur në datën 14 Shtator dhe do të vazhdojë deri në datën 18 Shtator. Ajo synon të nxisë, argëtojë dhe pajisë me njohuri e informacionin e duhur për t`i çuar bizneset në një tjetër nivel. Do të ketë më shumë se 400 folës ndër të cilët: Ed Achterbeg, CEO i Telecompaper, Bill Baggelaar, Zëvendës-presidenti i Teknologjisë, Sony Pictures Entertainment, Shefi i Strategjisë, Zëvendës-President dhe Partner i IBM Global Business Service, John Lee, Zëvendës-president i NABA e shumë emra të tjerë. Gjithashtu do të ketë më shumë se 90 seksione.

Kurse Ekspozita ka nisur dje dhe do të zgjasë deri në datën 19 Shtator. Ekspozita IBC mbulohet nga pesëmbëdhjetë salla në RAI dhe pret mbi 1,700 ekspozues që përfshijnë krijimin, menaxhimin dhe shpërndarjen e medias elektronike dhe argëtuese.

ibc 2

ibc 3

ibc 4

Burimi i lajmit: https://show.ibc.org/

Burimi i fotove: © Anxhela Faber