Home Lifestyle Si t’i flasësh një djali që pëlqen?
Si t’i flasësh një djali që pëlqen?
0

Si t’i flasësh një djali që pëlqen?

0
0

Ju ndodh t`ju lidhet goja përpara atij djalit që pëlqeni? Me vështirësi i gjeni fjalët e duhura? Shpesh, kur dëshirojmë t`i bëjmë përshtypje dikujt, bëhemi nervoz dhe harrojmë se çfarë dëshironim të tregonim. Ndaj 10 këshillat do t`ju hyjnë në punë për t`i pasur parasysh kur jeni përpara një djali që e pëlqeni vërtetë.

Kujtoni se meshkujt nuk vijnë nga një planet tjetër
Pavarësisht gjithçkaje që mund të keni dëgjuar, burrat nuk janë dhe aq të ndryshëm nga gratë. Hiqini nga mendja këto mendime kur të flisni me ta. Burrat janë njerëz si ju, kështu që relaksohuni dhe jini e natyrshme.

Silluni si vajzë
Duhet të dini edhe pse mund t`ju duket jashtë mode se burrat duan vajzat që ngjajnë e sillen si të tilla. Mos u përpiqni të silleni si çunak.

Përdorni buzëqeshjen
Përdoreni atë. Në mënyrë të natyrshme njerëzit tërhiqen ndaj atyre që janë të lumtur, ndaj për ta kapur vëmendjen e tij, qeshni. Meshkujt thjesht s`mund t`i rezistojnë një vajze me buzëqeshje të bukur.

Bëjini atij komplimenta
Ndiheni komode kur mburrni shoqet për flokët apo fustanin e ri, po a keni komplimentuar ndonjëherë ndonjë burrë? Ata e adhurojnë të komplimentohen më së shumti për sensin e humorit, mendjen e mprehtë dhe më pas për aparencën.

Mbani kontaktin me sy
Kjo është më e mira që mund të bëni me një djalë që pëlqeni. Nëse e shikon në sy tregon që je e sinqertë dhe nuk ke asgjë për të fshehur. Mos e lejoni turpin t`jua largojë shikimin nga ai.

Jini pak misterioze
Mos zbuloni gjithçka rreth vetes. Pak mister dhe intrigë do ta bënte atë të përpiqej të zbulonte më shumë rreth jush.

Mos gjykoni njerëzit e tjerë
Meshkujt nuk parapëlqejnë të dëgjojnë femrat teksa flasin keq për kolegët, apo shokët. Kështu që kjo nuk është një lëvizje e zgjuar. Nëse do duhet të flisni rreth njerëzve të tjerë, jini pozitive, nëse s`mundeni, atëherë mbajini për vete mendimet tuaja.

Prekeni atë
Prekjes së butë të një vajze vështirë t`i rezistojë ndonjë mashkull. Kërkimet kanë treguar se burrat tërhiqen shumë pas grave që i prekin, kështu që një prekje rastësore e dorës, krahut apo shpatullës së tij do ishte shumë mirë si për fillim.

Mos kini frikë nga heshtjet e shkurtra
Kur flisni me një burrë do vini re që ai bën pauza përpara se të përgjigjet. Mos u mërzisni. Burrat mendohen se ç`kanë për të thënë, më shumë se gratë.

Jini vetvetja
Këshilla kryesore është të jeni vetvetja. Nëse jeni e ndershme, do ta bëni të ndihet komod për të folur me ty.

Burimi i lajmit: https://www.modernghana.com/lifestyle/9631/10-tips-on-how-to-talk-to-a-guy-you-like.html

Burimi i fotos: © Tirachard Kumtanom https://www.pexels.com/photo/bench-countryside-couple-dating-450050/