Home Lifestyle 8 shenjat që tregojnë se jeni ju problemi në lidhjen tuaj
8 shenjat që tregojnë se jeni ju problemi në lidhjen tuaj
0

8 shenjat që tregojnë se jeni ju problemi në lidhjen tuaj

0
0

Njerëzit janë të prirur të martohen, të kërkojnë lumturinë edhe pse thuhet se 50% e martesave përfundojnë në divorc dhe më pas mendohen se çfarë nuk shkoi. Ndodh shpesh të fajësohen partnerët, mirëpo ndoshta është koha për të dalë përpara pasqyrës dhe për të parë nëse dhe ti kishte “kontribut” në ndarje, ose do të kesh.

Më poshtë janë 8 pika që ju ndihmojnë ta kuptoni:

Jeni gjaknxehtë.
Në situatat e vështira kaloni nga 0 në 100 për 3 sekonda? Atëherë ndoshta duhet të ndiqni ndonjë program të menaxhimit të zemërimit, ose thjesht të mesoni të bëni pak pushim, ndoshta 20 minuta pas një momenti “luftarak”.

Ju mendoni se partneri është inferior përpara jush.
Mendoni se ju jeni bomba, kurse partneri nuk është. Nëse e mendon këtë do ta demostrosh qoftë kur jeni vetëm, qoftë kur jeni me të tjerë. Do ta bëni partnerin të ndihet i vogël dhe vështirë t`ju tolerojë për një kohë të gjatë.

Ju shmangi konfiktin.
Jeta nuk është vetëm festë dhe me ngjyra. Nëse ju jeni një njeri që nuk keni aftësi të mira në zgjidhjen e konflikteve dhe kur vjen një çast zënke largoheni, atëherë kjo e mërzit partnerin. Kjo është ajo që ia shton inatin dhe ankthin.

Jeni të varur nga rrjetet sociale.
Nëse jeni tipi që postoni vazhdimisht foto të vetes duke flirtuar përmes syve, kjo do ta bëjë partnerin të ndihet i pasigurtë dhe i kërcënuar. Kjo ju bën edhe juve të dukeni si e pasigurtë ose e dëshpëruar për vëmendje.

Nuk merr përgjegjësinë për veprimet e tua.
Nëse faji është gjithmonë i partnerit, atëherë me shumë mundësi jeni duke u treguar irracional. Nëse nuk thoni dot lehtë “Më vjen keq” dhe ia atribuoni dikujt tjetër veprimet tuaja, është një mënyrë e sigurtë drejt katastrofës.

Ke shokë që të pëshpërisin në vesh.
Nëse vazhdimisht po ju mbushin kokën me mendime si “Ti mund të kishe, apo bëje më mirë”, ndoshta janë duke të sabotuar marrëdhënien. Pyeteni veten sa shpesh ta thonë e sa mirë e mbajnë marrëdhënien e tyre. Ndoshta është koha të mos i dëgjosh më të afërmit e të dashurit e tu.

Ti ke prioritet nevojat e tua si fillim.
Po mendon më shumë për dëshirat e tua, për të dalë me shoqet, e më pak për dëshirat e atij? Nuk duhet të presësh që të të kuptojë gjithmonë.

Ti e do atë për të të bërë një njeri më të mirë.
Ti pret që ai të të inspirojë për t`u bërë një njeri më i mirë, po i vetmi person që mund të të bëjë të tillë është vetja jote. Ti fajëson atë për amullinë tënde, apo për mungesën e suksesit, por e vërteta është që asgjë që thotë e bën ai s`të motivon. Motivimi vjen nga brenda dhe aspak nga jashtë.

Burimi i lajmit: https://www.msn.com/en-us/lifestyle/relationships/8-signs-you-are-the-problem-in-your-relationship/ar-AAsjh7F

Burimi i fotos: © freestocks.org https://www.pexels.com/photo/woman-in-white-crop-top-besides-man-in-white-and-black-stripes-shirt-beside-body-otf-water-102734/