Home Aktualitet Jepen detaje nga zhdukja e katër komandove shqiptarë në Angli
Jepen detaje nga zhdukja e katër komandove shqiptarë në Angli
0

Jepen detaje nga zhdukja e katër komandove shqiptarë në Angli

0
0

Detajet e zhdukjes së komandove muajit të kaluar u mbajtën të fshehta, ndërsa policia dhe Ministria e Mbrojtjes nisën kërkimet intensive.

Reni Ajazi, Ylber Kotri, Aleksander Shkulaku dhe Klevis Lamkaj, mund të jenë fshehur në mesin e komunitetin shqiptar në Angli.

Nëse kapen ata përballen me pesë vjet për braktisje të detyrës. Gazeta shkruan gjithashtu se 4 komandot që dezertuan kishin qënë edhe në Afganistan por se paguheshin me vetëm 220 euro në muaj,

Dritan Demiraj, ish-kreu i Forcave Speciale Shqiptare, shkroi në Facebook se e konsideronte sjelljen e tyre të papranueshme.

“Unë e di se ata nuk paguhen mirë dhe punojnë në rrethana të vështira por ajo që bënë ishte tërësisht e pajustifikueshme”, shprehet ai.

Ata ishin midis 11 shqiptarëve në stërvitjen e NATO-s në Mid-Uells, fluturimet dhe akomodimi i të cilëve, përfshirë një natë në Londër, u paguan nga Ministria e Mbrojtjes.

Në këtë stërvitje morën pjesë 139 skuadra nga e gjithë bota.

Një burim thotë për “The Sun” se ata duhej të ktheheshin në kazermë dhe të niseshin për në Shqipëri ditën tjetër”.

Familjet e komandove të zhdukur janë marrë në pyetje dhe hetimi po vazhdon si në Britani ashtu edhe Shqipëri.

ushtar

Burimi i fotos në artikull: https://www.facebook.com/Dritan-Demiraj-1002436719770855/

Burimi i lajmit: https://www.thesun.co.uk/news/4940491/albanian-soldiers-vanished-nato-mid-wales/