Home Aktualitet Ndahet nga jeta në vetmi të plotë Totò Riina. Ja fjalët e tij të fundit
Ndahet nga jeta në vetmi të plotë Totò Riina. Ja fjalët e tij të fundit
0

Ndahet nga jeta në vetmi të plotë Totò Riina. Ja fjalët e tij të fundit

0
0

Salvatore “Totò” Riina vdiq në spital nga sëmundja e kancerit. Edhe pse në burg që prej vitit 1993, ai ende konsiderohej kreu i Cosa Nostrës. Ai ishte dënuar 26 herë për vdekje dhe mësohet se ka porositur 150 vrasje.

“Unë nuk dua të kërkoj asgjë nga askush. Mund të bëj edhe 3 000 vjet burg dhe jo 30. Unë nuk pendohem kurrë”, është shprehur ai për të shoqen, gjatë vizitës së fundit në burgun e Parmës.

Anëtarët e familjes nuk patën mundësi ta vizitonin atë para se të vdiste, pavarësisht lejes  së jashtëzakonshme marrë nga Ministri i Drejtësisë Andrea Orlando dje. Duke pasur parasysh kushtet e të burgosurit, Ministri kishte autorizuar vizitën. Sipas të dhënave, vajza më e vogël e “shefit” qëndron në Corleone.

Riina kishte katër fëmijë: njëri është arrestuar dhe po vuan një dënim të përjetshëm për katër vrasje, ndërsa më i riu, pas një dënimi me tetë vjet për Mafia, është nën mbikqyrje të veçantë. Më e vogla e dy vajzave jeton në Corleone, më e madhja ka lëvizur për Puglia për vite me rradhë.

Burimi i lajmit dhe fotove: http://www.repubblica.it/cronaca/2017/11/17/news/e_morto_il_boss_toto_riina_da_24_anni_era_al_41_bis-181309472/