Home ShowBiz Kim kopjon për të disatën herë Beyoncé
Kim kopjon për të disatën herë Beyoncé
0

Kim kopjon për të disatën herë Beyoncé

0
0

Së fundmi Kim Kardashian u diskutua në media për një sërë fotografish të publikuara në rrjetin social Instagram, ku u shfaq e zhveshur e mbuluar me shkëlqim.

Mbretëresha e mediave sociale, ka bërë një fushatë promovuese për linjën e saj të re të produkteve kozmetike ‘Ultralight Beams’, e cila u lançua ekskluzivisht online të premten. Megjithatë, disa fansa me sy të mprehtë kanë vënë re se këto fotografi kanë një ngjashmëri të habitshme me një kopertinë reviste të vitin 2013, në ballinën e së cilës ndodhej këngëtarja Beyonce.

Ndërsa përmbajtja e të dyja imazheve mbart një ngjashmëri të pagabueshme, a është e mundur që kjo të jetë një rastësi e vetëm kaq? Apo Kim zgjodhi me vendosmëri të merrte frymëzimin nga fotografitë e mëparshme të Beyonces?

Megjithatë, përdoruesit e Instagram-it ishin të shpejtë për të vënë në pah ngjashmërinë identike e për të komentuar këto fotografi; ose duke lavdëruar Kimin ose duke e etiketuar atë si një kopjace. Kjo nuk është hera e parë që Kim është menduar të ketë marrë frymëzimin nga Beyonce në një mënyrë eksplicite dhe kaq hapur.

Në vitin 2015, veshja Roberto Cavalli e veshur në Met Gala nga Kim Kardashian ishte dukshëm shumë e ngjashme në formë të një veshjeje të ‘Givenchyt’, e cila ishte e veshur vite më parë, me dallimin e dukshëm të ngjyrës.

Dhe, edhe sikur Kim të bënte kopje të Beyoncé me qëllim, nuk ka dyshim se nuk do të ketë ndonjë ndikim në shitjen e linjës së saj kozmetike.

Marka solli një raport prej 14.4 milionë dollarë brenda tre orëve të para të hapjes, sipas revistës “TIME”.

https://www.instagram.com/p/BcF74AvlT_7/?taken-by=kimkardashian

Link: https://www.instagram.com/p/BcF74AvlT_7/?taken-by=kimkardashian

https://www.instagram.com/p/BcGnZ0SFA32/?taken-by=kimkardashian

Link: https://www.instagram.com/p/BcGnZ0SFA32/?taken-by=kimkardashian

https://www.instagram.com/p/BcBufuIlLhl/?taken-by=kimkardashian

Link: https://www.instagram.com/p/BcBufuIlLhl/?taken-by=kimkardashian

46CE91BF00000578-5129417-image-a-36_1511972503481

 

Burimi i lajmit dhe fotos në artikull: http://www.dailymail.co.uk/tvshowbiz/article-5130253/Kim-Kardashian-posts-new-snap-copied-Beyonce.html