Home ShowBiz Kush janë të 100-ët që kanë pushtuar Tv Klanin
Kush janë të 100-ët që kanë pushtuar Tv Klanin
0

Kush janë të 100-ët që kanë pushtuar Tv Klanin

0
0

Çfarë po ndodh në studion kryesore të TvKlan. Atmosfera është e ngjashme me ato të palestrave gjatë ushtrimit të Taekwondo-së.

Ritmi i muzikës i ka marrë përpara të gjithë dhe lëvizin si të karikuar nga një rrymë e fortë pasioni. Eshtë e pabësueshme! Në krye të punës Andi…

Andi Murra është koreograf i talentuar në stilin e tij dhe njëherazi pjesë e një grupi të madh me një emërtim shumë sugjestionues “Quest Style Crew”.

Nga një postim në Instastoryn e prezantuesit shumë të dashur për publikun, Ardit Gjebrea, mësojmë se ky grup gjigand do jetë pjesë aktive e spektaklit që do dhurojë “Kënga Magjike 19”

Nga të dhënat e siguruara nga Arkiva News, ky grup i madh do performojë gjatë hapjes madhështore të “Kënga Magjike”. Plotë 100. E ngjashme me “Mega Crew”, që jemi mësuar të shohim në MTV.

“100 gati për Kënga Magjike’19”, shkruan Arditi. Shohim pamjet dhe mbetemi pa koment të mëtejshëm.

Burimi i videos: https://www.instagram.com/arditgjebrea/?hl=en

Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/ArditGjebreaFaqjaZyrtare/photos/a.453249864804.250896.43225919804/10154095458634805/?type=3&theater