Home Aktualitet Nard Ndoka: Ja si ndihem kur batutat e mia pushtojnë internetin
Nard Ndoka: Ja si ndihem kur batutat e mia pushtojnë internetin
0

Nard Ndoka: Ja si ndihem kur batutat e mia pushtojnë internetin

0
0

Nard Ndoka është një ndër deputetët që shquhet për batutat e tij dhe nuk janë të rralla rastet ku rrjetet sociale mbushen me meme për të.
I ftuar ditën e djeshme në “Pasditë në Top Channel” së bashku me bashkëshorten deputeti rrëfeu se si ndihet kur shikon batuat e tij që pushtojnë internetin.
“Unë jam natyrë me humor, batutat janë pjesë e imja, madje edhe në pjesën politike. Edhe në parlament, kjo puna e batutave më përmendet më shpesh, aq sa ndonjëherë më duket sikur më njohin më shumë përmes batutave”, u shpreh Ndoka.
Ndërsa shtoi më tej se edhe shakaja e ka një limit dhe tregon se ka pasur raste ku është abuzuar me figurën e tij.
“Në fakt edhe është abuzuar, janë mbledhur edhe batutat popullore dhe janë vënë në gojën time. Por i kam marrë me sportivitet, pavarësisht se edhe disa thënie folklorike janë në gojën time”, tha ai.

Link: https://youtu.be/NjWLuGp_PLA?t=796

Burimi i fotos kryesore: ©Top Channel