Inçest motër-vëlla, herezi, blasfemi, provokim? Rita Petro në Zonë e Lirë
Autorja e poezisë kontraversiale, Rita Petro, ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit dhe ka qenë përballë Pastorit Akil Panos.
Shkrimtarja hapi mjaft polemika me publikimin e poezisë mbi incestin mes motrës dhe vëllait, debati ka vërshuar edhe në Zonë e Lirë, në Tv Klan.
Petro e ka quajtur aktin e incestit si simbol të bukur që lindi njerëzimin.
Ajo tha:
Të gjithë janë kapur tek fjala incest dhe jo tek thelbi i poezisë. Unë jam kundër incestit në atë poezi deri në vargun e fundit dhe vajza që është personazhi im është e mallkuar”.
Nga ana tjetër, Pastori tha se dashuria mes motrës dhe vëlait nuk mund të jetë ashtu siç Rita e përshkruan.
Ai tha ndër të tjera:
Kjo dashuri nuk mund të njolloset në këtë mënyrë”.
Poezia e Rita Petros “Mallkimi i parë”
Zoti im, ATI im
Cili është ai mashkull
Aq i bukur
Që po vjen te unë
Sytë shigjeta-tinëzare
Drejt në zemër
M’i ka ngulur?
Kur më prek
Me duart aq të buta
Lëkurën ma puçrron…
Pse kur më puth në qafë
Drithëroj e tëra
Njomem atje poshtë?
Buzët më hapen
E kërkojnë buzët e tij
Gjuha e tij e lëngësht
Gjuhën time do?
E kur kaq butësisht
Më përqafon
Ndiej në bark
Të ngjeshur
Mikun e tij të fortë!
Qepe gojën, boll
Mjaft me këto dokrra
Ai është vëllai yt
E kjo që mendon
Është blasfemi!
Në ferr do të digjesh
Nëse shkon me të
Kurrë më për gratë
S’do kem mëshirë
E në jetë të jetëve
Do të vuajnë
Mallkimin tim!
Në djall vafsh ti, o Atë
Bashkë me vullnetin tënd!
Vëllai im
Unë dua të kryej incest me ty!
Link: https://www.youtube.com/watch?v=7r-et6szl8s
Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan