Mbrëmjen e së shtunës u ngjit në skenën e natës finale të festivalit “Kënga Magjike”, Bes Kallaku ku i dhuroi publikut një prej momenteve më komike të natës.
I veshur si femër së bashku me Erion Isain, Besi nuk arriti të rezistonte vuajtjes mbi taka dhe në një moment, në mes të bisedës me Ardit Gjebrean, ai u rrëzua në mes të skenës, duke shkaktuar të qeshura të shumta tek publiku.
Me të qeshura ka reaguar edhe bashkëshortja e tij, Xhensila Myrtezaj, e cila nëpërmjet një videoje live në Instagram, e ka ndarë këtë moment me ndjekësit e saj.
Në videon në fjalë, ajo dëgjohet fillimisht duke qeshur me të madhe, ndërsa më pas thotë: “Më raftë pika… !”
Link: https://youtu.be/qTz2PzNy6gc?t=204
Link: https://www.instagram.com/xhensilamyrtezaj/
Burimi i fotos kryesore: © Tv Klan