Home ShowBiz Cilët janë finalistët e Këngës Magjike, që bëjnë namin në popullaritet
Cilët janë finalistët e Këngës Magjike, që bëjnë namin në popullaritet
0

Cilët janë finalistët e Këngës Magjike, që bëjnë namin në popullaritet

0
0

Nëse iu pyesin kë do të veçonit, nga këngët finaliste që morrën pjesë ne festivalin Kënga Magjika, ndoshta jo kushdo do ta kishte përgjigjen gati, pasi performancat qenë vërtetë cilësore dhe nuk vihet në dyshim që finalja ka filtruar me rigorozitet të gjitha punët.
Gjithsesi si tregues i mirë i cilësisë, mund të shërbejë edhe ndjekshmëria online. Kësisoj në një renditje krejt rastësore, do të veçonim artistët e mëposhtëm.

I vlerësuar me çmimin “Vokali më i mirë mashkull”, Mentor Haziri me këngën “Plage në zemër”, ish vokalisti i grupit Kthjellu, ka triumfuar në këtë kategori dhe ndjekshmëria e tij online është tejet mbreslënëse.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=MABTAhdGydI
Ajo u vlerësua me çmimin “Kënga Hit” – Fifi, “Zhurmë” një poezi e bukur muzikore, e interpretuar mjaft mirë nga këngëtarja me përvojë në skenën e live-it. Talenti, simpatia dhe spontaniteti i kanë sjell një sukses të padiskutueshëm edhe në rrjet.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=mKja6qbLeyE
Ata u vlerësuan me një çmim shumë domethënës “Artisti më i mirë i internetit”- Stresi ft Anxhelo Koçi & Flor Bana me këngën e tyre “Sa her e don” janë të pandalshëm. Emri i Stresit është gjithnjë i rrethuar nga një aureolë vëmëndje të vazhdueshme.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=sWrM-SbsSBM
Samantës, me plotë meritë i shkoi çmimi ‘Best Balade”- , për këngën “Humbur”. Vokali i saj nuk ka nevojë për koment dhe ky projekt mund ta bësh replay dhjetra herë pa u lodhur me të.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=lakUEKB9STs
Ajo nuk ka frikë të mbetet vetëm dheë këtë e thotë plot art edhe në këngën e saj “Mirupafshim dashuri” e cila u vlerësua me çmimin prestigjoz “Çesk Zadeja”.Blerina Braka, një gjë është e sigurt. Nuk do jesh kurrë vetëm dhe këtë e tregojnë ndjekësit e këngës tënde vërtet të ndjerë.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=FxaTjyq0sUU
U nderua me çmimin “Metropol”, vokali i fuqishëm i Aurel Thëllimit dhe trilli i veçantë i këngës “E Diel”. Formimi artistik, shkollimi dhe talenti, nuk mund të mbeteshin pa rrokur një vëmendje për tu admiruar.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=0k6spv5KNAI

Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan