Home ShowBiz Fjolla Morina, sot po e pi një gotë për kë?
Fjolla Morina, sot po e pi një gotë për kë?
0

Fjolla Morina, sot po e pi një gotë për kë?

0
0

Këngëtarja Fjolla Morina ka qëndruar më shumë në Tiranë, pasi garoi edhe në festivalin “Kënga Magjike”, ku arriti deri në gjysmëfinale.

Ajo ka qenë mjaft aktive muajve të fundit me koncerte dhe projekte të reja.

Fjolla është çdo ditë aktive në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria.

Së fundmi, ajo ka publikuar video dhe fotografi në Instastory, ku shfaqet duke shijuar një gotë verë në një nga lokalet e natës.

E veshur në të zeza, me dekoltenë e hapur, Fjolla vuri mjaft mirë në pah edhe gjoksin e saj atraktiv.

Ndërkohë, në mbishkrimin e fotografisë, Morina ka shkruar një frazë shumë interesante të këngës “Një gotë për ty”, të kolegut të saj, reperit Ledri Vula.

“Sot pe pi një gotë për ty”, ka shkruar Fjolla në mbishkrimin e imazhit, duke mos treguar nëse fraza në fjalë është dedikim, apo vetëm një referencë spontane.

1675760822833483709_189457673

Link: https://www.instagram.com/fjolla.morina/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BYmAbFQgG18/?taken-by=fjolla.morina