Deputeti kaubojs i frymëzuar për festa, poston nudon e tij të fundit
Së fundmi, Ndocaj është shfaqur më i frymëzuar se kurrë.
Eduart Ndocaj, ish-deputeti i Partisë Socialistena ka treguar tashmë që një nga pasionet e tij më të mëdha është piktura. Madje, me pikturat që ka postuar në rrjetet sociale është komentuar pozitivisht për talentin e shpalosur. Ai publikon pikturën e tij më të fundit, përmes së cilës shfaq imazhin e një femre krejtësisht nudo.
“Miq ju përshëndes me këtë pikturën time të fundit”, shkruan Ndocaj krahas pikturave të tjera të publikuara edhe më herët në rrjetet sociale, pasion të cilit Ndocaj duket se ka gjetur kohën për t’iu përkushtuar edhe më shumë tashmë që nuk është më pjesë e parlamentit.
https://www.instagram.com/p/BdS4lPDF5Wl/?taken-by=eduart_ndocaj
Link: https://www.instagram.com/p/BdS4lPDF5Wl/?taken-by=eduart_ndocaj
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BZZN_yWgDsJ/?taken-by=eduart_ndocaj