“E dija që njerëzit do ta pëlqenin edhe nëse nuk e gjejnë veten. Ka emocion, është diçka e vërtetë dhe njerëzit i kanë qejf gjërat e vërteta”, tha Fifi në “Wake up” në Top Channel, lidhur me këngën e saj “Zhurmë”
Në “Wake up” ajo gjithashtu foli për sukseset e saj të fundit, por edhe për projektet e radhës. Ndër të tjera ajo tregoi edhe historinë se si ishte krijuar kënga “Zhurmë”, një ndër këngët pretendente për çmimin e madh të “Këngës Magjike”.
Moderatorët e “Wake up” insistuan për të ditur diçka më tepër rreth historisë personale që mbarte kënga. Fifi tha se e rëndësishme është që kënga u pëlqye dhe kjo histori tashmë ka kaluar për të.
“Kënga është përjetim real i imi. Nuk ka njeri në botë që të mos jetë dashuruar dhe jam shumë e lumtur, por ka kaluar dhe ndjenja shteri.”, sqaroi Fifi, e cila pavarësisht insistimit nga ana e moderatorëve tha se gjithçka tjetër e ka thënë përmes rreshtave.
https://www.facebook.com/wakeuptch/videos/10155976261629793/
Link: https://www.facebook.com/wakeuptch/videos/10155976261629793/
https://www.facebook.com/wakeuptch/videos/10155976245024793/
Link: https://www.facebook.com/wakeuptch/videos/10155976245024793/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BbdBu4Vh-XO/?taken-by=fifi.official