Home ShowBiz “Dua të të bëj të lumtur”, Arbana zbulon detajet e para
“Dua të të bëj të lumtur”, Arbana zbulon detajet e para
0

“Dua të të bëj të lumtur”, Arbana zbulon detajet e para

0
0

Historitë e jashtzakonshme njerëzore, do kenë vendin e tyre të vëçantë tashmë dhe për këtë është angazhuar një produksion i tërë.

Në muajin dhjetor të vitit të kaluar në ekranin e Top Channel nisi të transmetohej edhe spoti i “Dua të të bëj të lumtur”, një produksion i cili, ashtu si sezonin e kaluar, pritet të ketë sukses dhe shikueshmëri të garantuar edhe këtë sezon të ri duke u përpjekur tu dhurojë lumturi jo vetëm atyre që janë protagonistë në emision por edhe shikuesve të cilët e ndjekin atë përmes historive njerëzore.
Moderatorja Arbana Osmani vijon përgatitjet intensive në mënyrë që në muajin shkurt të nisë rrugëtimin me emisionin “Dua të të bëj të lumtur” në Top Channel.

Por duke qenë se jemi shumë afër nisjes së emisionit, Arbana ka zbuluar një detaj të rëndësishëm nga formati. Në rrjetin social Instagram moderatorja ka publikuar ftesat e emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, të cilat kanë një dizenjo mjaft të vecantë dhe me ngjyrë ari. Krah fotos së publikuar Arbana shkruan: “Ftesat u bënë gati”.

https://www.instagram.com/p/BeA2k8BDmzr/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_legacy

Link: https://www.instagram.com/p/BeA2k8BDmzr/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_legacy

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BYIgdU-AwpY/?taken-by=arbanao