Home ShowBiz Përfundoi një histori 18 vjeçare. Ky është statusi i Enedës, që nuk u vu re
Përfundoi një histori 18 vjeçare. Ky është statusi i Enedës, që nuk u vu re
0

Përfundoi një histori 18 vjeçare. Ky është statusi i Enedës, që nuk u vu re

0
0

Martesa e tyre cilësohet si një nga lidhjet më të gjata të showbizz-it. Eneda Tarifa dhe Erjon Zaloshnja kanë një histori 18-vjeçare së bashku dhe kanë edhe një vajzë. Ndarja mes tyre ka pasur jehonë të jashtzakonshme mediatike.

Ndonëse ende çifti nuk ka dhënë asnjë sqarim për ndarjen ata vazhdojnë të përfliten. Të dhëna rreth ndarjes ka dhënë vetë Eneda, në atë kohë kur askush nuk dyshonte mbi këtë çështje. Me anë të një statusi të cilin e ka bërë në Instagram më 1 janar të këtij viti, ajo është mjaft eksplicite teksa shprehet e gatshme për një fillim të ri.

“E piva për 2017 me të këqijat e të mirat që mbarti. E çuditshme se si gjithmonë ditët e fundit të vitit njeriu bëhet nostalgjik, mediton për vitin që po lë pas. A ishte dështim apo fitore? E rëndësishme është që çdo situatë ta kalojmë me ballin lartë, me forcë, me pregatitje shpirtërore e profesionale. 365 dite te reja, 365 shanse të tjera”, ka shkruar këngëtarja.

https://www.instagram.com/p/BdaaBFKhtYb/?taken-by=enedatarifa

Link: https://www.instagram.com/p/BdaaBFKhtYb/?taken-by=enedatarifa

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BcPhF9qlwnq/?taken-by=enedatarifa