Home ShowBiz “Beso”, porosia e fundit e Dr. Florit dedikuar të birit
“Beso”, porosia e fundit e Dr. Florit dedikuar të birit
0

“Beso”, porosia e fundit e Dr. Florit dedikuar të birit

0
0

Dy pjestarët e “West Side Family”  Landi Hysi dhe Armir Shahini ishin të ftuar në studion e  “Rudina” ku treguan si u realizua ky projekti i tyre i fundit me titull “Beso”.

“Ndihet ende mungesa e Dr. Florit, ai ishte i pazëvendësueshëm. Por për këtë projekt ne kemi punuar shumë dhe ia vlejti. Mesazhi i këngës është: Lutu dhe beso.”shprehet Landi.

Ndërkohë Shahini tha se ky projekt është dedikim shpirtëror për Dr. Florin.

“Ky projekt ka qenë i Florit, ai ia ka dedikuar djalit të tij Danielit dhe ka punuar me vëllain e vet Albanin. Ky projekt ka nisur si dedikim shpirtëror për Dr. Florin. Ai kishte lënë të shkruar pjesën e parë dhe muzikën dhe për pjesën tjetër kemi punuar të gjithë bashkë”, tha Shahini.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=gC2P8n4kchQ

Link: https://www.youtube.com/watch?v=iXOvHA5ApV8

Burimi i fotos kryesore:  ©Tv Klan