Home ShowBiz Noizy “thyen” rrjetin! Gjithçka tjetër hesht, kur flet “Gjuha e kampionit”
Noizy “thyen” rrjetin! Gjithçka tjetër hesht, kur flet “Gjuha e kampionit”
0

Noizy “thyen” rrjetin! Gjithçka tjetër hesht, kur flet “Gjuha e kampionit”

0
0

Suksesi i tij është si një makinë sportive që ecën shpejt dhe shkon larg. Por ai ka vendosur të eci ngadal, siç e thotë në shumë këngë dhe të sjelli perlat e tij një nga një, që të shijohen siç u ka hije. Çfarë mund të thuhet për Noizyn? Çfarë s’mund të thuhet?! Eshtë një ndër reperët më të suksesshëm të mbarë shqiptarisë. I angazhuar thuajse gjatë gjithë vitit me punë. Serioziteti dhe natyrshmëria me të cilën arti i vij vërshon, është vetë vula, marka e një suksesi të rrallë, të cilin siç thotë edhe reperi vetë në këngët e tij, ia kanë zili dhe kjo krijon edhe rivalitet me artistë të tjerë. E rrjedhimisht rivaliteti bëhet pjesë e refreneve dhe hiteve bombastike.

Kur erdhi kënga e tij e fundit?! E pabesueshme, se me sa dedikim dhe rigorozitet punon duke sjellë projekte të njëpasnjëshme. Projekti i tij i fundit mban titullin “Gjuha e kampionit”. Dhe ai flet shkurt e shqip me këtë lloj gjuhe që i ka hije, duke u gjendur përgjatë klipit mes personazhesh të shquara dhe “kampionë” në aktivitet e tyre si Blerim Destani, Nazif Destani, Zamir Mane etj.

Dhjetra personazhe të famshëm kishin njoftuar në profilet e tyre në rrjetet sociale për këngën e re që reperi do të publikonte. Por bumi ka qenë gjigand. Deri tani kënga  ka rezultuar tejet e sukseshme, pasi vetëm në pak orë ka arritur të klikohet masivisht dhe për ritmin dhe refrenin që ka, është e pandalshme.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=SAeRcPsvxc0