Home Business / Technology YouTube ngre “stekën” për krijuesit e rinj. Ja kushtet e parashtruara për të përfituar financiarisht
YouTube ngre “stekën” për krijuesit e rinj. Ja kushtet e parashtruara për të përfituar financiarisht
0

YouTube ngre “stekën” për krijuesit e rinj. Ja kushtet e parashtruara për të përfituar financiarisht

0
0

YouTube ka shtuat kriteret që krijuesit dhe muzikantët duhet të përmbushin për të fituar para me videot që ata postojnë. YouTube thotë se ndryshimet janë ideuar për “të parandaluar që interpretuesit e këqinj të dëmtojnë krijuesit origjinalë në mbarë botën që jetojnë me të ardhura nga Youtube”. Krijuesve dhe artistëve të rinj, do t’u duhet më shumë kohë për të përfituar finaciaisht nga kanalet e tyre në Youtube.

YouTube thotë se, ndërkohë që këto ndryshime do të ndikojnë në një numër të konsiderueshëm kanalesh, 99% e të prekurve përfitonin më pak se 100 dollarë në vit, gjatë vitit të shkuar. Pra rëndësia e tyre në treg është minimale dhe sigurisht që nuk jetojnë nëpërmjet kësaj pune. Por muzikantëve dhe krijuesve rishtar, që edhe çikërimat me të drejtë, u dhimsen, do t’u duhet më shumë kohë për të marrë përfitime financiare, nëpërmjet YouTube.

Por në rastin se materialet e tyre trasferohen në kanale të mëdha siç është edhe Arkiva Shqip, përfitimet e tyre do vijonë si më parë.

Më 20 shkurt, YouTube do të zbatojë këtë rregull të ri për të gjithë kanalet ekzistuese në platformë, të cilave do tu lejohet një periudhë 30 ditore, që të mund të organizojnë ndryshe krijimtarinë e tyre. Pas kësaj periudhe, kanalet me më pak se 1.000 abonentë ose 4.000 orë ndjekshmërie nuk do të përfitojnë më financiarisht. Pasi t’i përmbushin këto kritere, pra të arrijnë 1,000 subs dhe 4.000 orë shikimi, automatikisht do të rivlerësohen sipas normave strikte për të siguruar që ato të jenë në përputhje me politikat e YouTube.

Kanaleve të reja u duhet një aplikim i veçantë i cili do merret parasysh pas përmbushjes së kushteve të mësipërme.

Burimi i lajmit: http://www.hypebot.com/hypebot/2018/01/youtube-changes-rules-no-monetization-of-new-artists.html