Home ShowBiz Këtë nuk e kemi ditur. Soni Malaj aktore?!
Këtë nuk e kemi ditur. Soni Malaj aktore?!
0

Këtë nuk e kemi ditur. Soni Malaj aktore?!

0
0

Seriali “Njerëz dhe Fate” ishte ndër më të pëlqyerit e publikut shqiptar, në fillim të viteve 2000.

Gjatë përzgjedhjes së kastit të aktorëve, mes tyre qenka diskutuar edhe Soni Malaj. Këngëtarja, e cila në ato vite vijonte të këndonte me grupin “Spirit Voice”, kishte marrë një propozim për të qenë pjesë e grupit të aktorëve.

E ftuar në “Pop Culture”, Soni rrëfeu edhe për rolin që për pak mund të kishte qenë i saji. Duke treguar për shumë prej eksperiencave në vite, Soni kujtoi se shumë vite më parë, ajo kishte marrë një propozim për serialin “Njerëz dhe fate” dhe roli që i ishte propozuar për të luajtur ishte Didi, që iu besua pastaj aktores nga Kosova, Arta Muçaj: “Do të isha partnerja e Arben Derhemit, atë që luante Arta”,– tha Soni, por rrethanat nuk ia dhanë mundësinë që ky rol të ishte i saj. “Kam bërë mirë që nuk e kam marrë atë rrol, sepse s’kam qenë e pjekur aq mirë artistikisht “.

Link: https://youtu.be/9EsQQmVhy-0?t=1252

Burimi i fotos kryesore: ©Top Channel